Home / Lajme / Maqedoni / KOHA deklasoi LSDM, Alsat-M – VMRO-DPMNE

KOHA deklasoi LSDM, Alsat-M – VMRO-DPMNE

28 maj-Atë që nuk mundën ta bënin partitë shqiptare këto njëzet vite, e bënë mediumet shqiptare. Partinë e Branko Cërvenkovskit – LSDM e mposhti gazeta KOHA, ndërsa VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, televizioni Alsat-M.

Kjo ndodhi të premten në turneun në futbollit të vogël që u mbajt në fushën sportive të kampusit të UEJL-së në Tetovë me moton “Për një demokraci më të mirë- Komunikimi 2011”. Në një atmosferë impozante u ndeshën ekipe të partive politike, të shoqërive civile e mediumeve, duke dhënë nga fusha sportive para zgjedhjeve mesazhin e tolerancës dhe korrektësisë.

Kësaj radhe asnjëra nga partitë politike pjesëmarrëse në turne nuk arriti ta mposhtë kundërshtarin.

Kësisoj, partia e Branko Cërvenkovskit Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë pësoi një humbje të thellë nga gazeta KOHA, me një rezultat prej 6:1. KOHA shënoi edhe një fitore gjithashtu bindëse ndaj OJQ Ardhmeria e Re me rezultat 6:0.

Nga ana tjetër televizioni Alsat-M mundi VMRO-DOPMNE e Nikolla Gruevskit me rezultat 5:3, ndërsa mposhti edhe DR me rezultat – 6:3.

As Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk patën fat në ndeshjet që i zhvilluan, e para humbi nga ekipi i Këndit Amerikan dhe Ambasada Amerikane, ndërsa BDI pësoi humbje nga ekipi i UEJL-së.

Garat u zhvilluan sipas sistemit eliminues, ndërsa në finale u plasuan ekipi i gazetës KOHA, i Televizionit Alsat-M dhe ekipi i UEJL-s.

Ndryshe, organizator i turneut është Departamenti i Shkencave të Komunikimit i UEJL-së në bashkëpunim më Institutin për Demokraci dhe Zhvillim, përkrahur nga Ambasada e SHBA-ve dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, në kuadër të programit “Angazhimi i qytetarëve në përforcimin e demokracisë”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *