Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Nesër për Ramushin

Kosovë:Nesër për Ramushin

30 maj-Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të hënën që nesër të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për gjykimin e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj

– Me iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht deputetit të AAK-së, Ahmet Isufi, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të hënën që nesër të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për gjykimin e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Iniciativa ka ardhur edhe me mbështetjen edhe të nënshkrimeve të 40 deputetëve të partive të ndryshme, ka konfirmuar për Indeksonline, Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.

Mësohet se qëllimi i kësaj iniciative është që Kuvendi i Kosovës të kërkojë gjykim të shpejtë dhe fer, si dhe t’i jepet Haradinajt përkrahje institucionale.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *