Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Ideali im – bashkimi kombëtar

Krasniqi: Ideali im – bashkimi kombëtar

16 maj-Krasniqi theksoi se është prej atyre që pavarësinë e Kosovës e sheh si një fitore të madhe për brezin e tij. “Jam krenar për këtë realizim që e ka bërë populli im dhe gjenerata ime, por, gjenerata e re do të kenë kërkesa të reja, siç kërkesat e mija janë tepër larg nga kërkesat që i ka pasur brezi i prindërve të mi”, u shpreh kryetari i Kuvendit, njofton Koha.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një ligjëratë të mbajtur përpara studentëve, tha të hënën se e sheh pavarësinë e Kosovës si një fitore të madhe për brezin e tij, por që duhet fuqizuar për fitore të reja. “Ideali im ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të Shqipërisë, krijimi i një shteti dhe i një kombi, siç ka qenë kërkesë e rilindjes kombëtare për një gjuhë, për një komb për një shtet”.

Kryeparlamentari Krasniqi dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mbajtën ligjëratë para studentëve dhe mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me Konferencën e Rambujesë të vitit 1999, ku të dy ishin pjesëmarrës. Ata shpalosën detaje rreth udhëtimit për pjesëmarrje në këtë konferencë të parë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, si dhe detaje rreth punës dhe organizimit si dhe rezultateve të arritura në këtë ngjarje të rëndësishme të asaj kohe.

Krasniqi theksoi se është prej atyre që pavarësinë e Kosovës e sheh si një fitore të madhe për brezin e tij. “Jam krenar për këtë realizim që e ka bërë populli im dhe gjenerata ime, por, gjenerata e re do të kenë kërkesa të reja, siç kërkesat e mija janë tepër larg nga kërkesat që i ka pasur brezi i prindërve të mi”, u shpreh kryetari i Kuvendit, njofton Koha.

Ideali im, tha kryeparlamentari Krasniqi, ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të Shqipërisë, krijimi i një shteti dhe i një kombi, siç ka qenë kërkesë e rilindjes kombëtare për një gjuhë, për një komb për një shtet. “Për mua, Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, është një fitore e madhe e brezit tonë që ka hapur perspektiva për një pjesë të madhe të kombit tonë, prandaj ne duhet ta fuqizojmë këtë që e kemi për të arritur fitore të reja”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *