Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i PDSH-së viziton qytetarët në Nerasht, Përshefc dhe Çellopek

Kreu i PDSH-së viziton qytetarët në Nerasht, Përshefc dhe Çellopek

6 maj-Rruga e vetme e zgjidhjes së këtyre problemeve dhe kësaj situate të rëndë është Platforma politike e PDSH-së, që me theks të veçant ka procesin e vendimmarrjes, ndarjen proporcionale të buxhetit dhe zhbllokimin e proceseve integruese”, tha Thaçi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe Sekretari i përgjithshëm Metin Izeti vizituan fshatrat e rrethinës së Tetovës, Nerasht, Përshefc dhe Çellopek. Me këtë rast të pranishmëve iu drejtua Sekretari i përgjithsëm i PDSH-së Metin izeti, I cili tha:“Ne jemi të vendosur njëherë që me maqedonasit kur të ulemi të bisedojmë që nga fillimi ti ndajmë llogaritë. Pa prezencë të shqiptarëve të mos mund të vendoset asgjë, nëse do të jetë ministri maqedon aterë zavendësi të jetë shqiptarë, nëse kryeministri do jetë maqedon aterë do të ketë vetëm një zavendës kryeministër dhe jo 4 si deri më tash. Është me rëndësi që vendimet e tyre të merren me nënshkrime të lidhura, pra shqiptarët të vendosin vet për interesat apo prioritetet e veta. Kësaj i themi demokraci konsensuale. Çështje e dytë është ndarja e buxhetit. Buxheti që arkëtohet në masë të madhe nga shqiptarët proporcionalisht edhe të shpërndahet.Ndarja teritoriale ska të bëjë vetëm për ndarjen e teritorit, por të jenë edhe funksionale. Për ta bërë këtë gjithsesi na duhen të bëjmë diçka tjetër. Hapi parë është të dënojmë këtë qeveri që na shkatëroi ekonomikisht, politikisht. Gjendja nuk ndryshohet vetëvetiu, atë duhet ta ndryshojmë vet. Prandaj duhet të votojmë për Partinë Demokratike Shqiptare dhe të legjitimojmë platformën e saj”, tha Izeti.Edhe Kryetari i PDSH-së Mneduh Thaçi iu drejtua të pranishmëve:“Të nderuar të pranishëm, është konstatim i përbashkët: se gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë këto tre vitet e fundit është keqësuar tej mase. Ne dhe nuk duhet të lejojmë që kjo situatë të kalojë në dëshpërim. Pikënisja e zgjidhjes serioze e të problemeve tona ekonomike është marrja e 35% buxhetit shtetëror dhe krijimi i kushteve për zhvillim të biznesit. Koncentrimi vetëm në punësim të administratorëve shtetërorë nuk është zgjidhje, edhe pak vende kanë ngelur aty. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdimisht kërkojnë të ulet numri i administratorëve. Një ditë do të digjitalizohet edhe administrata, çka bëjmë pastaj ne shqiptarët.Rruga e vetme e zgjidhjes së këtyre problemeve dhe kësaj situate të rëndë është Platforma politike e PDSH-së, që me theks të veçant ka procesin e vendimmarrjes, ndarjen proporcionale të buxhetit dhe zhbllokimin e proceseve integruese”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *