Home / Sport / KV SHКËNDIJA BËN HISTORINË, FITON KUPËN E MAQEDONISË

KV SHКËNDIJA BËN HISTORINË, FITON KUPËN E MAQEDONISË

KV Shkëndija- Borec Brako 3:1 (25:14, 25:13, 24:26, 25:20)

Klubi i Volejbollit Shkëndija ka mundur Borec Brakon 3:1 në finalen e Kupës së Maqedonisë, duke fituar këtë garë për herë të parë në historikun e tyre 36 vjeçar. Djelmoshat ‘kuqezi’ të drejtuar nga trajneri Durim Luma kanë shkruar historinë e KV Shkëndija në veçanti dhe sportit tetovar e shqiptar në përgjithsi. Në atmosferë fantastike, në përkrahje të një numri të madh të tifozëve tetovarë, me ‘Ballistët’ në element si kurrë më parë, salla e vogël e palestrës ‘Boris Trajkovski’ sikur ishte e krijuar për festën dhe historinë e Shkëndijës. Shkëndija e motivuar me përkrahjen nga tribuna, takimin e filluan futishëm duke u shkëputur që në fillim me rezultat bindës, derisa volejbollistët e Borec Brakos nuk po arrinin të ndalin hovin e ‘kuqezinjtëve’ që udhëhiqeshin nga i mrekullueshmi Gazmend Husaj. Pas një loje të sigrutë dhe dominuese, Shkëndija fitoi setin e parë me rezultatin 25:14, duke avansuar 1:0. Tetovarët në vijim vazhduan aty ku u ndalën në setin e parë. Dominim total edhe në setin e dytë. Mbrojtje e sigurtë me bllok fantastik, kombinime të shkëlqyeshme, sulme të sigurta me përfundim të saktë dhe në fund rezultat 25:13, për epërsi 2:0. Në setin e tretë për herë të parë në këtë ndeshje me 1:0 avansoi skuadra e Borec Brakos. Shkëndija barazoi në 3:3, që më pas përsëri skuadra nga Velesi të shohë veten në epërsi. Megjithatë Shkëndija arriti të gjejë forca për të barazuar në fund dhe u gjet afër për të mbyllur takimin me fitore maksimale, mirëpo në këto momente në skenë dolën arbitrate e takimit, të cilët pos që me disa vendime dikutabile ndihmonin skuadrën e Borecit, njkohësisht futnin nervozë në taborin e Shkëndijës. Në kushte të këtilla seti i tretë u mbyll me rezultatin 26:24 për Borecin dhe tani epërsia e Shkëndijës u zbut në 2:1. Kjo bëri që volejbollistët e Shkëndijës me motiv shtesë të hyjnë në setin e katërt, ku kërkohej fitorja. Shkëdija dominonte dhe ishte vazhdimisht në avantazh, mirëpo kësaj rradhe Boreci vazhdimisht rrinte në afërsi. Mirëpo kualiteti, përvojë dhe klasi i tetovarëve bënë të veten, kështu që në fund Shkëndija mori setin e katërt me 25:20, duke fituar takimin me rezultatin 3:1. Ky ishte momenti i fillimit të një feste të madhe, në të cilën volejbollistët e Shkëndijës, bashkë me tifozët ishin në delir të vërtetë dhe në fakt kishin të drejtë, pasi ata së bashku shkruan historinë. Pranimi i medaljve të arta të ‘kuqezinjvëe’ dhe ngritja e trofeut u përcollën me ovacione nga tribuna, ndërsa festa vazhdoi edhe më pas.
Për Shkëndijën ky ishte trofeu i parë i fituar në histroinë e tyre, ndërsa me këtë triumph të tetovarëve ndrpritet dominimi 13-të vjeçar i Rabotniçkit, të cilët nga sezoni i kaluar nuk garojnë. Festa e tetovarëve vazhdoi edhe pas kthimit në Tetovë, ku volejbollistët u pritën nga qindra tifozë, duke kremtuar titullin deri në orët e vona të natë. Dhe ata me merritë e bënë këtë. Ndërkohë vlen të ceket se në konkurcë në femrave Foca Volej mundi Makedonija Maksin me rezultatin 3:1, duke fituar titullin e katërt në Kupën e Maqedonisë.

Huazuar nga Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *