Home / Sport / KV Shkëndija drejt Velesit për 2:0

KV Shkëndija drejt Velesit për 2:0

Pas fitores të së shtunës në ndeshjen e parë të finales së play-offit, KV Shkëndija sot udhëton drejt Velesit në kërkim të fitores së dytë përballë skuadrës së Borec Brakos.

‘Kuqezinjtë’ janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë, mirëpo të gjithë njëzëri premtojnë se do të japin maksimumin e forcave të tyre për të arritur një tjetër fitore që do të hapte rrugën drejt sigurimit të titullit të kampionit. ‘Ne mendojmë vetëm për fitore edhe pse jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë. Boreci do të provojë që të hakmeret për disfatën në finalen e Kupës, si dhe në ndeshjen e parë të finales së play-offit, mirëpo ne jemi të bindur për të dhënë maksimumin. Shpresojmë vetëm në referim korrekt, ndërsa tjetrën i’a lëmë parketit, aty do të themi atë çka kemi për të thënë’, deklaroi kapiteni i KV Shkëndija Ilir Vela. Shkëndija këtë vit është përballur katër herë me Borec Brakon. Pasi në ndeshjen e parë në Veles gjatë pjesës së rregullt të kampionatit pësuan disfatë, më pas kanë rradhitur tre fitore me rradhë. Së pari në Tetovë Shkëndija mundi Borecin 3:0 në kampionat, më pas erdhi fitorja 3:1 në finalen e Kupës, për të fituar 3:0 të shtunën e shkuar në ndeshjen e parë të finales së play-offit. Tani në rradhë është ndeshje e pestë mes veti, ku Shkëndija kërkon fitoren e katërt. ‘Sigurisht që presim të vazhdojmë bilansin pozitiv kundër Borecit. Ata janë ekip kualitativ, mirëpo besoj se ne jemi më të mirë dhe pres që këtë dëshmojmë edhe një herë në fushë të tyre. Nëse fitojmë për 2:0, atëherë mund të përgatitemi për një festë të madhe të shtunën në Tetovë, ku do kemi mundësinë të sigurojmë titullin e kampionit’, përfundoi Vela. Shkëndija sot pritet të ndihmohet nga Gazmend Husaj, i cili në ndeshjen e të shtunës kishte dhimbje të mëdha pas lëndimit të këmbës, mirëpo gjendja e tij duket e përmirësuar dhe pritet ai të jetë në element. Takimi Borec Brako-Shkëndija, zhvillohet të mërkurën në mbrëmje me fillim në orën 20:30.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *