Home / Sport / KV Shkëndija fitoi titullin e kampionit

KV Shkëndija fitoi titullin e kampionit

‘Këtë sukses u’a dedikoj të gjithë gjeneratave të volejbollistëve që kanë luajtur në Shkëndijë dhe që kanë dhënë mund në këët skuadër. Le t’i gëzohen këtij titulli që nuk e arritën ata, që e sollëm ne, por që është edhe merritë e tyre. Shkëndija tregoi edhe një herë tjetër se s’ka konkurencë këtë vit dhe mendoj se me meritë u kurorëzuam kampionë. Falemenderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë rrugë, gjithë ata që qëndruan pas neve dhe padyshim falemenderime të mëdha publikut tetovar në veçanti ‘Ballistëve’. Urime të gjithëve’, deklaroi i përfshirë nën emocione të mëdha pas ndeshjes trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Të shtunën Tetova u përfshi nga një tërmet i fuqishëm. Dridhje të tokës në të vërtetë kishte pas orës dy të natës, mirëpo kjo sikur u provokua nga festa e madhe e tetovarëve, të cilët ishin në delir të vërtetë, pasi Klubi i Volejbollit Shkëndija fitoi titullin e kampionit shtetëror në Ligën e Parë. Festa në Tetovë filloi që para nisjes së takimit mes Shkëndijës dhe Borec Brakos, pasi ‘Ballistët’ prej më herët në rrugët e qytetit festonin fitoren 2:0 të KF Shkëndija në Turnovë. Në atmosferë impozante, para rreth 1 000 spektatatoëve që kishin mbushur mbi kapacitetetin e saj palestrën sportive në Tetovë, Shkëndija mundi Borec Brakon 3:1 në ndeshjen e tretë finale të play-offit të eliltës së volejbollit në vend. Plotë 37-të vite gara, punë, djersë e derdhur, vështirësi të ndryshme, duke pritur këtë moment madhështor për të ngritur lartë trofeun e më të mirit në vend. Shkëndija është kampioni i parë i Maqedonisë pas 13-të viteve dominim të Rabotniçki Fershpedit. Sa i përket ndeshjes, e njëjta nisi me vonëse, pasi miqtë erdhën disa minuta para fillimit dhe u desh kohë shtesë për tu përgatitur. Si pasojë e ngjarjeve të të mërkurës që ndodhën në Veles, Borec Brako deri në moment të fundit ishte në dyshim nëse do të vinte në Tetovë. Shkëndija nisi mirë takimin duke qenë e bartur nga atmosfera fantastike në tribuna, ndërsa më vonë dëshira e madhe për të patur në duar trofeun solli rënie në lojën e ‘kuqezinjëve’ dhe këtë e shfrytëzuan miqtë, të cilët moren setin e parë 25:22 dhe avansuan 1:0. Mirëpo kjo gjë nuk prishi aspak atmosferën në tribuna, ndërsa volejbollistët e Shkëndijës në setin e dytë hynë me rritëm të furishëm, duke shkelë kundërshtarin me rezultatin 25:12 dhe tani rezultati u barazua në 1:1. Vazhdimi i ndeshjes solli një Shkëndijë të fortë, spektakulare, e bindur në atë që don, për të ngritur trofeun dhe për të kënaqur publikun që i mbashteti pandërprerë gjatë gjithë vitit. Në këtë rritëm Shkëndija pa problem mori dy setet në vijim dhe duke mbyllur takimin me fitore 3:1, që solli delir të vërtetë në palestër, pasi këtu mbyllej finalja, pasi ‘kuqezinjtë’ pas dy ndeshjeve të para vansonin 2:0. Voljebollistët, stafi drejtues dhe disa tifozë festonin në parket, ndërsa në tribuna çmenduri e vërtetë, festë e madhe dhe atmosferë festive. Shkëndija kampion i ri i Maqedonisë në volejboll dhe ky sukes ishte pritur kohë të gjatë, ndërsa vlen të ceket se kjo skuadër fitoi edhe Kupën e Maqedonisë, kështu që mbrëmë bashkoi titujt. Skaudra e Borec Brako në fund zuri vendin e dytë dhe medaljet e argjenta dhe trofeun për këtë sukses e morën pikërisht në Tetovë, kundër skuadrës që të mërkurën e maltretuan në Veles për orë të tëra. Ndërkohë pranimi i medaljeve të arta të Shkëndijës dhe momenti kur trofeu përfundoi në duart e kapitenit Ilir Vela u përshëndetën me ovacione frenetike, ndërsa më pas festa vazhdoi një kohë të gjatë. ‘Këtë sukses u’a dedikoj të gjithë gjeneratave të volejbollistëve që kanë luajtur në Shkëndijë dhe që kanë dhënë mund në këët skuadër. Le t’i gëzohen këtij titulli që nuk e arritën ata, që e sollëm ne, por që është edhe merritë e tyre. Shkëndija tregoi edhe një herë tjetër se s’ka konkurencë këtë vit dhe mendoj se me meritë u kurorëzuam kampionë. Falemenderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë rrugë, gjithë ata që qëndruan pas neve dhe padyshim falemenderime të mëdha publikut tetovar në veçanti ‘Ballistëve’. Urime të gjithëve’, deklaroi i përfshirë nën emocione të mëdha pas ndeshjes trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma. ‘S’di çka të them, nuk kam fjal të përshkruaj këtë moment. Këto gjëra nuk mund të tregohen, këto vetëm shijohen dhe unë jam shumë i lumtur që ne arritëm këtë sukses. Ja i lumtur për ne që fituam dhe për tifozët tanë që u dhamë arsye për të qenë të lumtur dhe krenar në ne. Falemenderoj të gjithë për përkrahjen, ndërsa shpresoj të vazhdojmë me suksese’, u shpreh volejbollisti me më shumë përvojë në taborin ‘kuqezi’, Pëllumb Vela. ‘Fitore e madhe dhe ndjenjë e papërshkrueshme. Atmosferë fantastike në palestër dhe mendoj se e gjitha shkoi në mënyrë të përkryer. Humbëm setin e parë me gabimet tona, mirëpo më pas u rrikthyem fuqishëm duke deklasuar kundërshtarin. Uroj të gjithë për këtë sukses’, ishte prononcimi i Gazmend Husajt, deri sa liberoja Zharko Ristovski shtoi. ‘Pas shumë titujve të fituar me skuadra të ndryshme, erdhi koha që kësaj rradhe të festoj me Shkëndijën. Krijuam ekip shumë të fortë, lujatëm mirë gjatë gjithë sezonit dhe me meritë dominum këtë vit duke marë titullin e dyfishtë, në Kupë dhe Kampionat. Për mua është nder dhe kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre në arritjen e këtij suksesi historic, pai kjo do t ëkujtohet përgjithmonë. Ndërkohë edhe pse më parë kam fitur 5 trofe të Kupës me Jugohromin, ndërsa më pas kisha suksese me skuadra tjera, më vjen mirë që kthehem të triumfoj me një skuadër tetovare, pasi edhe unë jam tetovar’, tha Ristovski. Ndërkohë njëri prej volejbollistëve më të rrinjë në taborin ‘kuqezi’ Eldin Rustemi nuk mundej të fshehë gëzimin. ‘Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij suksesi. Kam rastin që të fitoj tituj në këtë moshë të re dhe kjo është si në ëndër. Kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet, mund vetëm ta shijojmë dhe mendoj se e bëjmë në maksimum këtë gjë. Uroj të gjithë që ishin me ne, falemenderoj ‘Ballistët’ dhe insha’Allah vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë rritëm.’

Prej palestrës sportive tifozët në korr marshuan drejt sheshit të qytetit ku u transferua festa në tërsi. Qindra tifozë bllokuan Tetovën duke festuar deri pas mesnate. Në mesin e tyre jehonte kënga ‘ Kampione, kampione’ dhe festa e tyre ishte e meritur, pasi këtë vit KV Shkëndija performoi si kampione e vërtetë, duke shkelë çdo kundërshtar. Festës në qëndër të qytetit i’u bashkangjitën edhe volejbollistët dhe stafi drejtues i Shkëndijës, duke vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *