Home / Sport / KV Shkëndija prezantoi trofeun e Kupës në stadium

KV Shkëndija prezantoi trofeun e Kupës në stadium

Duke u uruar suksesin e madh kryetari i KF Shkëndija Nuriman Shaqiri ftoi të gjithë volejbollistët dhe stafin teknik të paraqiten në mes të terenit, duke prezantuar trofeun e Kupës para më shumë se 6 000 spektatorëve.

Kryesia e Klubit të Futbollit Shkëndija duke vlerësuar suksesin e arritur në Kupën e Maqedonisë, ku Klubi i Volejbollit Shkëndija u shpall kampione, kishte ftuar në ndeshjen me Napredokun gjithë volejbollistët dhe stafin drejtues. Duke u uruar suksesin e madh kryetari i KF Shkëndija Nuriman Shaqiri ftoi të gjithë volejbollistët dhe stafin teknik të paraqiten në mes të terenit, duke prezantuar trofeun e Kupës para më shumë se 6 000 spektatorëve. Publiku tetovar këtë moment e përshëndeti me ovacione të mëdha dhe duartrokitje të vazhdueshme, duku uruar që KV Shkëndija të fitojë edhe kampionatin. Sigurisht që edhe volejbollistët e Shkëndijës për një kohë të shkurtë shijuan atmosferën në stadiumin e qytetit në Tetovë, madje për një kohë duke u zbavitur me publikun tetovar. Ndërkohë në këtë momente ‘Ballistët’ sollën në korr këngën ‘Kampione, kampione’, duke uruar KV Shkëndijën dhe duke dëshiruar që të njëjtën ta përsërisin edhe për KF Shkëndija në fund të kampionatit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *