Home / Sport / ‘La Fiesta 21’, Barça kampione e Spanjës me një barazim

‘La Fiesta 21’, Barça kampione e Spanjës me një barazim

Barcelona është kampione e Spanjës për sezonin 2010/2011, si dhe fituese e titullit për herë të tretë radhazi. Katalanasve u mjaftopnte një pikë ndaj Levantes

Katalanasve i mjaftoj barazimi në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Levantes 1-1, që të shpallen edhe zyrtarisht kampion të Spanjës, 2 ndeshje para përfundimit të kampionatit. Për Barcelonën ky është titulli i tretë radhazi nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa i 21-të në histori të këtij klubi.

Pa dyshim që Barça e meritoi titullin, pasi gjatë gjithë kampionatit ka ruajtur bindshëm vendin e parë, ndërsa këtë sezon shënoi edhe një rekord, pasi arriti të fitojë plotë 16 ndeshje radhazi.

Për Barcelonën ky ndoshta nuk është trofeu i fundit, pasi gjendet edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Manchester United me 28 maj në Londër. Nëse katalanasit do të fitojnë, do të rikthehen në fronin europian, për herë të parë pas 2009.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *