Home / Lajme / Maqedoni / Lamtumira e fundit për komandant Zogun

Lamtumira e fundit për komandant Zogun

18 maj-Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 40 vjeçare. Mijëra qytetarë të Tetovës, nga Kosovës dhe më gjërë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Rahim Samiut. Në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Brigadës 138 Agim Ramadani, foli Hysni Berisha.

Me nderime të larta kombëtare dhe fetare sot në varrezat e dëshmorëve të Tetovë, në lagjen Bregu i Diellit është varrosur Rahim Samiu –i njohur si komandant Zogu.Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 40 vjeçare. Mijëra qytetarë të Tetovës, nga Kosovës dhe më gjërë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Rahim Samiut.

Në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Brigadës 138 Agim Ramadani, foli Hysni Berisha.

“ Ramiu Samiu-komadant zogu, u lind më 22 dhjetor të vitit 1971 në Tetovë, ku e kreu shkollimin filloi dhe të mesëm. Ndërsa fakultetin e kreu në Prishtinë në drejtimin e juridikut. Krahas përkushtimit për studime për asnjë çast nuk rendi në angazhimet taktike –teknike për organizimin e veprimeve të armatosura kundër armikut. Ai ishte edhe komandant I artilerisë në brigadën “138 Agim Ramadani”, tha Hisni Berisha.

Ai më tej tha lufta e Kosovës ishte një kushtrim për ndërgjegjen e Zogut, që të rreshtohet për krah oficerëve shqiptarë si Agim Ramadani, Sali Çeku, nën radhët e luftëtarëve që luftonin për liri dhe të drejta, ku u shqua për guxim e përkushtim luftara, por edhe gatishmëri e sakrificë për realizimin e detyrave ushtarake në shërbim të lirisë së Kosovës për çka në epopenë e lavdisë dhe meritave të popullit dhe shtetit Kosovar sot me respekt vend dhe emri dhe vepra e tij që po bëhen morali I Historisë më të re të kombit shqiptar.

Berisha theksoi se me të përfunduar lufta çlirimtare Zogu, aktivitetin e tij e vazhdon në shoqërinë në konsolidim të identitetit të saj ku u shqua në senzibilimin e botës shqiptare në ndërtimin e shtetit dhe identitetit kombëtar tradicional mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe barazisë ku me punën e tij, la përshtypjen e një qytetari të devotshëm të përkushtuar dhe punëtor I palodhshëm në shërbim të familjes, kombit dhe atdheut.
Fjalë për kontributin e familjes Samiu foli edhe kreu i BFI-së.

Rahim Samiu-komandant Zogu, pas vdekjes la dy vajza dhe një djalë.Urim Hasipi-Tv Koha

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *