Home / Lajme / Maqedoni / Liberta: Thaçi 19,8%, Ahmeti 8,7%

Liberta: Thaçi 19,8%, Ahmeti 8,7%

4 maj- Në pyetjen e parashtruar se cilin nga liderët do të preferonin për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve në Qeverinë e pas 5 qershorit, 19,6 për qind prej qytetarëve janë shprehur se ky do të ishte Menduh Thaçi, ndërkaq vetëm 8,7 për qind janë deklaruar se do të preferonin Ali Ahmetin. Rezultatet e këtij hulumtimi, tregojnë edhe tendencën e barazimit të besueshmërisë mes BDI-së dhe PDSH-së.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, është lideri që më së shumti preferohet t’i përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shqiptarëve në Qeverinë e ardhshme. Anketa e realizuar nga Instituti “Liberta”, e pozicionon Thaçin të parin në listën e liderëve shqiptarë më të besuar, duke krijuar një diferencë prej 11 për qind ndaj oponentit Ali Ahmeti. Në pyetjen e parashtruar se cilin nga liderët do të preferonin për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve në Qeverinë e pas 5 qershorit, 19,6 për qind prej qytetarëve janë shprehur se ky do të ishte Menduh Thaçi, ndërkaq vetëm 8,7 për qind janë deklaruar se do të preferonin Ali Ahmetin. Rezultatet e këtij hulumtimi, tregojnë edhe tendencën e barazimit të besueshmërisë mes BDI-së dhe PDSH-së. Diferenca mes këtyre dy partive është ulur nën 1 për qind – 13,7 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për BDI-në, ndërsa 12,8 për qind për PDSH-në. Ve¬çantia tjetër e këtij hulumtimi, është se 60 për qind e shqiptarëve janë deklaruar se do të dalin të votojnë në zgjedhjet e 5 qershorit, që tregon për vullnetin e shqiptarëve për ndryshime në skenën politike. Për ta, më e rëndësishme në këto zgjedhje do të ishte programi i partive politike dhe këtë e mbështesin 40,3 për qind e qytetarëve, pastaj vijojnë kandidatët me 29,7 për qind dhe liderët me 16,2 për qind. Anketa është realizuar nga data 26 deri më 29 prill 2011, në mënyrë telefonike. Janë anketuar gjithsej 1200 shqiptarë, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme në katër njësitë zgjedhore ku jetojnë votues shqiptarë – pra, njësitë zgjedhore numër 1, 2, 5 dhe 6. Nga Instituti “Liberta” thonë se gjatë këtij hulumtimi, është respektuar parimi i ndarjes së njësive zgjedhore dhe i shtrirjes gjeografike, fshat-qytet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *