Home / Lajme / Maqedoni / Liria e shprehjes, parakusht për integrim

Liria e shprehjes, parakusht për integrim

6 maj-“BE-ja është shumë e shqetësuar për situatën e tanishme. Mediat ballafaqohen me sfida serioze, ndërsa tejkalimi i këtyre sfidave paraqet obligim nga Karta për të drejtat e njeriut dhe është element esencial i kritereve të Kopenhagës”, tha Fyle në konferencën për lirinë e shprehjes dhe medias në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë që po mbahet në Bruksel

Evropa është e shqetësuar lidhur për nivelin e ulët të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Ky ka qenë mesazhi kryesorë i BE-së drejtuar këtyre vendeve. Komisari Evropian për zgjerim Shtefan Fyle deklaroi në Bruksel se liria e shprehjes është një prej themeleve mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe duhet të mbrohet me çdo çmim. Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në këtë sferë ballafaqohen me tre probleme themelore – presione politike, presione ekonomike dhe frikësim.
E-ja është shumë e shqetësuar për situatën e tanishme. Mediat ballafaqohen me sfida serioze, ndërsa tejkalimi i këtyre sfidave paraqet obligim nga Karta për të drejtat e njeriut dhe është element esencial i kritereve të Kopenhagës”, tha Fyle në konferencën për lirinë e shprehjes dhe medias në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Fyle shtoi se është e domosdoshme të vendoset kornizë e fuqishme për parandalim të involvimit politik dhe vlerësoi se ligjet mediale përgjithësisht janë të mira, por që ekzistojnë edhe ligje tjera si ai për fyerje të cilët munden edhe të ndikojnë në lirinë e mediave.
Fyle shtoi se edhe presioni ekonomik paraqet shqetësim gjithnjë e më të madh dhe përkujtoi se në mbarë rajonin dëgjohet për presione të drejtpërdrejta kur ndonjë gazetar do t’i afrohet interesave të dikujt. Në këtë segment është e rëndësishme çështja e pronësisë ndaj mediave dhe është e domosdoshme të pastrohen mediat nga prezenca e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas tij, nëse nuk ka sukses presioni politik ose ekonomik, atëherë orientohen drejt dhunës dhe frikësimit, që nuk është rast i rrallë.
“Kërcënim për lirinë e shprehjes është kërcënim për bazat e sistemit tonë. Ligji duhet të mbajë një liri të këtillë, e jo ta ngulfat”, theksoi ai.
Kryetari i Parlamentit Evropian, Jirzhi Busek tha se bazat juridike nuk janë gjithçka, dhe se nuk është aq e rëndësishme se çfarë janë këto korniza, por se si të zbatohen dhe cilat janë pengesat reale për liri të plotë të mediave. Sipas Busekut, është e domosdoshme të bëhet gjithçka që të mbrohen gazetarët e rrezikuar, që duhet të jetë një prej prioriteteve kryesore të shërbimit diplomatik evropian – t’u jepet ndihmë konsullore, ndihmë në komunikime.
“E drejta e votës nuk është e mjaftueshme që një shoqëri të jetë demokratike. Nevojiten edhe media të lira të cilat parashtrojnë pyetje dhe kritikojnë”, tha Buzek.
Komisarja evropiane për agjendë digjitale, Neli Kroes tha se BE-ja ka për obligim të sigurojë liri të shtypit gjithkund dhe në secilin vend. “Në këtë kuptim, duhet të veprojmë çdo ditë që ta ruajmë këtë. Një liri e këtillë nuk është e dhënë nga Zoti”, tha ajo. “Ruajtja e lirisë duhet të jetë qëllim i të gjithë neve, e jo vetëm i Parlamentit dhe Komisionit”, theksoi Kroes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *