Home / Lajme / Maqedoni / Lista e deputetëve para Kuvendit të PDSH-së

Lista e deputetëve para Kuvendit të PDSH-së

1 maj-Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e sotme që po mbahet në Tetovë, pritet të shpall listën e kandidatëve për deputetë në prag të zgjedhjeve të 5 qershorit.

Arbër Xhaferi, kryetar i Kuvendit të PDSH-së tha se në mbledhje pritet të mbahet një debat demokratik në të cilin, potencoi ai, do zgjidhen përfaqësuesit më të mirë të shqiptarëve në Parlament. Ai gjithashtu sqaroi se do propozojë që fjalën e fundit për listën finale të kandidatëve për deputet të PDSH-së ta japë kryetari i saj, Menduh Thaçi.

“Si zakonisht para zgjedhjeve Kuvendi qendror ka detyrë që të propozoj listën e kandidatëve për deputet. Do jetë temë interesante, e vështirë, por unë mendoj se përmes një debati demokratik do të vijmë deri te lista që përfaqëson jo vetëm interesat e PDSH-së, por të mbarë popullatës shqiptare në Maqedoni. Kam ndërmend të propozoj që kryetari i partisë, pas konsultimeve që do bëj me forumet e PDSH-së, të japë ai propozimin përfundimtar për listën e kandidatëve”, tha Xhaferi.Me 4 maj ne sallen e shkolles se mesme te mjekesise ne konveten e partise do te behen publik emrat e kandidateve dhe bartesve te listave (Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *