Home / Sport / Lorik Cana, shumë pranë Lacios

Lorik Cana, shumë pranë Lacios

Klubi turk i Gallatasarajit përfiton 6 milionë euro nga transferimi i shqiptarit në taborin e skuadrës italiane të Seria A.

Gjithçka duket e përfunduar dhe pas Francës e Anglisë, ai do të provojë edhe kuzhinën italiane të futbollit. Lorik Cana është veçse një hap larg transferimit nga Gallatasaraji i Stambollit tek Lacio e Serisë A, ndërsa klubi turk duket se është bindur për një gjë të tillë për shkak të shumës së transferimit, që besohet të jetë 6 milionë euro. Është gazeta romane, “Il Mesaxhero” që e jep këtë lajm dhe asaj i referohen media të tjera në Itali dhe në Turqi.

Për një lojtar që po i afrohet të 28-ve dhe që është marrë për më pak para sesa mund të transferohet, Gallatasaraj do të ishte dakord me një lëvizje të tillë. Ndonëse trajneri Fatih Terim kërkon të ndërtojë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm, dhe një luftëtar si Cana është garanci për këtë, sërish duhet parë edhe aspekti financiar, pasi me humbjet e mëdha sportive dhe ekonomike të pësuara nga verdhekuqtë, 6 milionë euro nuk janë për t’u hedhur poshtë.

Lorik Cana do të provojë pra një aventurë të re, diçka që ai nuk e ka provuar më parë, ndërsa ka qenë në Francë me Paris SG e Olimpik të Marsejës, në Premier ligën angleze me Sandërlendin dhe në Turqi, pra, me Gallatasarajin. Për t’u theksuar fakti se në Stamboll, ndryshe nga sa ndodhi në Francë dhe Angli, shqiptari nga Kosova nuk mundi të bëhej dot kapiten. Ndoshta kjo mund të ndodhë në Itali, në Qytetin e Përjetshëm, në Romë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *