Home / Lajme / Maqedoni / LSDM lancoi fushatën përmes protestës

LSDM lancoi fushatën përmes protestës

16 maj-Partia ka zgjedhur sloganin, “Për të Ardhmen Time”, ndërsa bashkë me partitë e koalicionit opozitarë para qeverisë së Maqedonisë prezantuan listat e kandidatëve, respektivisht bartësit e tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ka lancuar fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 5 qershor, me bindjen se do t’i jepet fund bllokimit disa mujor politik të shtetit, i cili shpreson për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Partia ka zgjedhur sloganin, “Për të Ardhmen Time”, ndërsa bashkë me partitë e koalicionit opozitarë para qeverisë së Maqedonisë prezantuan listat e kandidatëve, respektivisht bartësit e tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i kësaj partie Branko Cërvenkovski më ketë rast adresoi kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual. Sipas tij kjo qeveri me në krye Nikolla Gruevskin po shkatërron ekonominë maqedonase, po çon vendin në varfëri të skajshme. Cërvenkvski mes tjerash tha se qeveria dhe Gruevski kanë shndërruar sheshin e Shkupit në Diznilend, për shkak që siç u shpreh ai në vend të një sheshi do të kemi dy edhe atë një për maqedonasit, tjetri për shqiptarët.
“Për 5 vjet as një fabrikë nuk ndërtuan, as një kilometër asfalt nuk shtruan, as një objekt industrial as e filluan e as mbaruan. Zonat e lira industrial u shndërruan në livadhe të zbrazëta, kapitali i huaj ik nga shteti sikur të jemi vend i infektuar. Duhet të fitojmë dhe do të fitojmë sepse derisa Sali Berisha e Hashim Thaci përurojnë magjistralen Prishtinë-Tiranë, derisa Tadiqi përuron ura të reja mbi lumin Dunav, derisa Bojko Borisov ndërton central atomike në Belanje, Gruevski pret shirita të fushave për tenis në vlerë prej 5 mijë eurove, ndërsa Stavrevski promovon kosha për mbeturina dhe atë të blerë me kredit”, tha Cërvenkovski.
Lideri i partisë socialdemokrate, i ka bërë thirrje kryeministrit, Nikolla Gruevski, udhëheqësit të partisë kryesore, VMRO –DPMNE, që të përballen në një duel televiziv që të diskutojnë situatën e përkeqësuar politike dhe ekonomike të vendit.
Ndërkohë kandidatja e LSDM-së për kryeministre Radmilla Sheqerinska, iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 5 qershor për ardhmërinë e tyre.
“Nuk do të jetë lehtë, nuk ju premtoj qumësht dhe mjaltë. Por premtoj se pas 5 qershorit ky shtet do të ketë qeveri e cila nuk do të vjedh, qeveri e cila do ti zgjidh problemet, pa gënjeshtra. Qeveri që nuk do të ik nga problemet, por qeveri që do të përballet me problemet”, tha Sheqerinska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *