Home / Sport / Luis Enrique trajneri i ri i Atletico Madridit?

Luis Enrique trajneri i ri i Atletico Madridit?

Ish mesfushori i njohur i Barcelonës dhe Real Madrid do të marrë drejtimin këtë javë, të klubit fitues të Europa League në 2010 .

Ish futbollisti i kombëtares spanjolle, ish mesfushori i njohur i Barcelonës dhe Real Madrid do të marrë drejtimin këtë javë, të klubit fitues të Europa League në 2010, Atletico Madrid, sipas Marca.

Skuadra e “Colchoneros” ka qenë në kërkim të një trajneri pas largimit të pritshëm të Quique Sanchez Flores në fundin e këtij sezoni. Presidenti Enrique Cerezo beson se Enrique është alternativa e duhur.

Enrique mbylli karrierën si futbollist në vitin 2004, por u rikthye te Barcelona 4 vjet më vonë duke marrë drejtimin e skuadrës B. Tani, 41 vjeçari ka arritur suksese me ekipin e tij dhe është lidhur me shumë ekipe të La Liga. Getafe, Sevilla dhe Valencia ishin gjithashtu të interesuar por Atletico Madrid është preferuar nga trajneri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *