Home / Sport / Manchesteri eliminon Schalken, siguron finalen

Manchesteri eliminon Schalken, siguron finalen

Manchester Utd mundi Schalken 4:1 duke përjashtuar çdo mundësi për befasi. Kështu ‘djajtë e kuq’ do të luajnë me Barcelonën në finalen e Wemblit, për të diskutuar trofeun e Ligës së Kampionëve për këtë vit.

Çudia nuk ndodhia s në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Manchester United mundi mbrëmë ekipin gjerman Schalke me rezultatin 4:1, dhe do të paraqitet në finalen e madhe në stadiumin e rinovuar londinez Wembley, më 28 maj, kundër Barcelonës, lojtarët e së cilës mbrëmë eliminuar Real Madridin.
Futbollistët e Manchesterit nuk patën problem të kontrollojnë situatën në fushë, por me gjithë iniciativën nuk pati raste të mira për gol deri në minutën 26, kur Gibson asistoi bukur për Valencian, i cili e vendosi topin në rrjet për epërsinë 1:0.
Në minutën 31 United realizoi golin e dytë me anë të Gibssonit.
Për Schalken një fije shprese erdhi në minutën 35, kur Jurado arriti të konkretizojë një rast për të zvogëluar epërsinë e vendësve në 2:1.
Mirëpo, në pjesën e dytë, me dy gola të brazilianit Anderson, Manchester United shënoi edhe dy herë (minutat 72 dhe 76) për të deklasuar gjermanët me rezultatin përfundimtar 4:1.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *