Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e qëndrueshme, Ballkan i qëndrueshëm

Maqedonia e qëndrueshme, Ballkan i qëndrueshëm

Sllatinë, 25 maj –“Maqedonia e qëndrueshme nënkupton Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm, e kjo ndërkaq do të thotë një Evropë të qëndrueshme dhe paqësore, tha Ahmeti nga Sllatina.

Bashkimi Demokratik për Integrim karvanin zgjedhor të martën e ndaloi në Komunën e Tearcsës, me ç’rast u prezantua platforma dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.
Lideri i BDI-së gjatë tubimit në Sllatinë ka thënë se kanë kaluar nëntë vite që kur BDI ka filluar rrugën e përcaktuar bashkërisht dhe se për këto nëntë vite populli ka patur mundësinë të shoh veprimtarinë organizative dhe praktike të kësaj partie, por edhe të shoh se cilat janë planet e BDI-së dhe çka dëshirojnë të bëjmë në të ardhmen
“Kemi dëgjuar se kinse ne që zbritëm nga mali nuk ishim të ditur, se nuk dimë se çfarë është demokracia e politika, e kush është BE e NATO. Ato njerëz i kishin bërë hesapet gabim dhe e panë kush ishin ne, e shohin kush jemi ne. Këta njerëz hesapet i kishin bërë pa hanxhiun”, deklaroi Ahmeti. Ne ndërtojmë vlera që na nderojnë si komb, theksoi kreu i partisë dhe shtoi se sigurisht që vlera e parë është arsimi, rilindasit tanë thoshin se “vetëm dritë e diturisë do të na shpjerë përpara”. Vlera tjetër, tha Ahmeti, është respekti ndaj dëshmorëve, ndaj të gjithë plejadave që kanë kontribuar për kombin tonë. “Ne sot i ngrejmë lartë e më lart nga Struga deri në Sopot të Kumanovës dhe në Serbi kemi depërtuar për t’i sjell dëshmorët tanë në Sopot, por të mos i lënë të prehen në dhe të huaj”, tha ai.
Ai apeloi për një unitet edhe më të madh midis shqiptarëve, pa fyerje dhe nënçmime të ndërsjella për të arritur më shumë. Sipas Ahmetit në periudhën e ardhshme nevojitet lëvizje e gjendjeve rreth euro-integrimeve, sepse BDI-ja, tha ai është e vendosur Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së, që është çelësi i stabilitetit në tërë rajonin.
“Maqedonia e qëndrueshme nënkupton Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm, e kjo ndërkaq do të thotë një Evropë të qëndrueshme dhe paqësore, tha Ahmeti nga Sllatina.
Ai shprehu edhe bindjen se investimet e reja do ta mbajnë rininë që është moralisht e fortë dhe progresive dhe në vend të kontribuoj në përparimin e saj. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *