Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia s’ka para për autostradat

Maqedonia s’ka para për autostradat

29 maj-Buxheti shtetëror nuk mund të financon këto investime kapitale, por ato do të bazohen në huazime të ndryshme nga jashtë, qoftë komerciale apo ndërkombëtare, thonë ekspertët ekonomik, pasi kapacitetet ekonomike të vendit nuk mundësojnë rritjen e investimeve të tilla përveç përmes huazimeve, thonë ekspertët ekonomik

etëm huazimet dhe kreditë e jashtme i mundësojnë Maqedonisë të ndërtojë rrugët dhe autostrada në rast të dështimit të modelit të koncesionimit që është në rrjedhë e sipër, si proces i ngrirë për shkak të zgjedhjeve. Maqedonia me një rritje të dobët ekonomike dhe me një strukturë të tillë të buxhetit, ku dominojnë transferet sociale dhe shpenzimet e rëndomta shtetërore, nuk ka potencial që me mjete të saja të investojë në projekte të tilla kapitale, si modernizimi i akseve rrugore në Korridorin 8 dhe 10. Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve thonë se përzgjedhja e koncesionerit për Korridorin 8 dhe 10 është anuluar pas zgjedhjeve, pasi ka ndodhur në kohëzgjatjen e zgjedhjeve që është në kundërshtim me Ligjin. Cili nga pesë konzorciumet që hynë në fazën finale do të fitojë tenderin për ndërtimin, rikonstruimin, mirëmbajtjen dhe pagesën e taksës së rrugës, pritet të dihet në fund të muajit korrik. Koncesioni, sipas kushteve të tenderimit, përbëhet nga dy pako të akseve rrugore të lindjes dhe perëndimit në gjatësi prej 375 kilometra, ku investimi i tërësishëm duhet të jetë mbi 1 miliardë euro, ku koncesioneri që do të ekonomizojë me rrugët në 35 vitet e ardhshme, do të fitojë edhe subvencione shtetërore prej 200 milionë eurove.

Në rast të dështimit të koncesionit, Maqedonia mund të modernizojë akset rrugore vetëm përmes marrjes se borxheve nga jashtë dhe jo nga buxheti i shtetit. Buxheti shtetëror nuk mund të financon këto investime kapitale, por ato do të bazohen në huazime të ndryshme nga jashtë, qoftë komerciale apo ndërkombëtare, thonë ekspertët ekonomik, pasi kapacitetet ekonomike të vendit nuk mundësojnë rritjen e investimeve të tilla përveç përmes huazimeve. “Partitë politike, në programet e tyre parazgjedhore, japin mundësi për investime kapitale që nuk kanë bazë ekonomike, pasi kapaciteti ekonomik dhe fiskal i Maqedonisë, është i kufizuar sepse nuk ka rritje ekonomike më të madhe se mbi 3 për qind. Pa rritje ekonomike, nuk ka mundësi të rriten edhe investimet kapitale, pasi pjesa më e madhe e buxhetit janë transfere sociale dhe shpenzime të rëndomta shtetërore”, thotë eksperti ekonomik, Sami Bislimi.

Njohësit e rrethanave ekonomike në vend kërkojnë ndërtimin e aksit rrugor që lidh Shkupin me Prishtinën, si një lidhje komunikuese që është më se e nevojshme për biznesin dhe që do të rëndonte shumë pak buxhetin e Maqedonisë. “Për momentin, aksi rrugor më i shkurtër dhe më i dobishëm për Maqedoninë është ai i trasesë prej Vizbegu deri në kufi me Kosovën, që do të kushtonte shumë pak dhe atë në çdo moment dhe çdo firmë e merr edhe me koncesion, por edhe ta ndërtojë me të holla shtetërore, me kusht që pagesa të bëhet nga buxheti i Maqedonisë me pagesë të zgjatur”, thotë njohësi i çështjeve të ndërtimit të rrugëve, Shefki Aliti. Për këtë vit parashikohet përfundimi i rrugës Tabanoc-Kumanovë në nivel autostrade, që kushton 15.5 milionë euro, si dhe fillimi i ndërtimit të autostradës Smokvicë- Demir Kapi, si pjesë e Korridorit 10. VMRODPMNE nëse sërish fiton verdiktin e popullit, për infrastrukturën rrugore parashikon për aksin rrugor Ramanli-Kriva Pallankë në gjatësi prej 60 kilometrash që duhet të kushtojë 273 milionë euro, vetëm nëse procedura e koncesionimit që është në procedurë, nuk rezulton me oferta të pranueshme financiare. Autostrada ndërmjet Gostivarit dhe Strugës me dalje në Shqipëri është e gjatë 128 kilometra dhe vlera e projektit është 490 milionë euro. Nëse tenderi i koncesionit nuk është i suksesshëm, do të punohet në një dinamikë të re të rindërtimi të këtij aksi rrugor duke filluar me akset e pjesës jugperëndimore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *