Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 10 mijë veta në konventën e PDSH-së

Mbi 10 mijë veta në konventën e PDSH-së

5 maj-Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kërkoi që përfundimisht t’i jepet fund politikës aktuale antishqiptare dhe të mbështet platforma politike e PDSH-së. Para më shumë se dhjetë mijë simpatizantë dhe përkrahës të saj, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur mbrëmë Konventën zgjedhore, ku ka prezantuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e pesë qershorit

Kapacitetet e sallës së shkollës mjekësore në Tetovë, ishin të pamjaftueshme për numrin e lartë të simpatizantëve, përkrahësve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike Shqiptare, që kishin ardhur për të përcjell nga afër prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Në pamundësi për të qenë brenda, një numër i lartë i përkrahësve të PDSH-së mbeten që ngjarjen ta ndiqnin përmes video-bimit të vendosur jashtë sallës. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kërkoi që përfundimisht t’i jepet fund politikës aktuale antishqiptare dhe të mbështet platforma politike e PDSH-së. Para më shumë se dhjetë mijë simpatizantë dhe përkrahës të saj, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur mbrëmë Konventën zgjedhore, ku ka prezantuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e pesë qershorit. PDSH do të garojë në pesë, nga gjithsej gjashtë njësitë zgjedhore, edhe atë: në njësinë zgjedhore numër një, do të përfaqësohet në krye të listës nga Bekim Fazliu, pas të cilit radhiten Azam Sadiku dhe Hava Ademi. Në njësinë e dytë zgjedhore, kjo parti do të ketë për adut Orhan Ramadanin, i cili do të ndiqet nga Eset Rama dhe Vlera Ejupi. Në njësinë e tretë zgjedhore, listën e deputetëve për këtë parti do ta kryesojë Iljaz Memeti. Në pesëshin, listës së PDSH-së do t’i prijë Zijadin Sela, i pasuar nga Bekim Qoku dhe Sebahate Ajroska. Në njësinë e gjashtë zgjedhore, betejën politike do ta zhvillojë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i shoqëruar nga Arbën Xhaferi, Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadija Iljazi, Arifhiket Xhemail, Sheval Memishi, Laura Beqiri dhe Agron Zeqiri. Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për deputet në njësinë zgjedhore numër 7, e cila përfshin kontinentin e Evropës, do të jetë mërgimtari Xhemal Dauti, i cili jeton në Zvicër. Kjo parti, nuk do të nxjerr kandidatë në njësitë zgjedhore numër tetë dhe nëntë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *