Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 2 mijë aktpadi kundër MPB-së

Mbi 2 mijë aktpadi kundër MPB-së

8 maj-Sipas raportit të publikuar, numri më i madh i aktpadive është ngritur për shkak të konfiskimeve të lëndëve të ndryshme, kryesisht makinave, aktpadi për vërtetimin e të drejtës së pronës, lëndime në orarin e punës dhe tejkalim e ushtrim të dhunës.

Mbi 2 mijë aktpadi janë regjistruar gjatë vitit të kaluar kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo shifër e publikuar është rekorde, për dallim nga aktpaditë e ngritura kundër dikastereve tjera.

Qytetarët në Maqedoni vazhdojnë të kenë në shënjestër MPB-në, e cila locohet si një nga ministritë problematike, ndaj të cilës shprehen shumë ankesa nga ana e qytetarëve.

Sipas raportit të publikuar, numri më i madh i aktpadive është ngritur për shkak të konfiskimeve të lëndëve të ndryshme, kryesisht makinave, aktpadi për vërtetimin e të drejtës së pronës, lëndime në orarin e punës dhe tejkalim e ushtrim të dhunës.

Në gjykata ka edhe procese gjyqësore që janë ngritur nga vetë punonjësit e policisë kundër MPB-së. Policët kërkojnë pagesën e shtesave për ushqim, harxhime të rrugës por edhe për pagesa për orare plotësuese të punës. Një numër i madh i këtyre kontesteve prap se prap shkon në favor të MPB-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *