Home / Lajme / Maqedoni / Mbishkrime fyese në prag të fushatës

Mbishkrime fyese në prag të fushatës

11 maj-ikërisht për këtë apeloj që në të ardhmen ata të jenë më të kujdesshëm në këtë aspekt apo së paku neutral edhe pse e përsëris, se grafiti ishte thjesht kulturor. E dënojmë ashpër rastin dhe kërkojmë që të merren masa urgjente për këtë”, tha Kurtishi.

Urim Hasipi
Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, në hyrje të qytetit të Tetovës janë shfaqur grafite ofenduese.

Në këtë pjesë të qytetit sërish janë shfaqur mbishkrime ofenduese me përmbajtje etnike, qoftë ndaj shqiptarëve apo edhe maqedonasve.

“Vdekje për shqiptarët”, “Vdekje ose liri”, “Maqedonia-Serbia” janë ofendimet ndaj shqiptarëve apo “Vdekje e kaurëve” ndaj maqedonasve.

Sektori civil në Tetovë mendon se bëhet fjalë për dukuri mjaftë të shëmtuar në qytet dhe është pasqyrim për gjendjen e rënduar ndëretnike, ndërsa nuk besohet se kjo do të ndikojë në acarimin e fushatës elektorale.

“Ne mendojmë se ato janë grafite ku lëndohen dhe fyen rëndë ndjenjat nacionale, sociale, religjioze të komuniteteve të caktuara dhe janë tregues i qartë i shovinizmit që vepron në shtresat e gjëra në komunën tonë por edhe në përgjithësi, janë pasqyrim i marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike në vend.

Ne i dënojmë ashpër shfaqjet e këtilla të shprehjes së mosdurimit qytetar, mosdurimit entik, mosdurimit fetar dhe kërkojmë nga organet kompetente që të marrin masa, t`i ndalojnë personat, të cilët e tensionojnë gjendjen edhe ashtu të tensionuar ndëretnike në komunën tonë”, thotë Valon Kurtishi nga shoqata “Illyricum Libertas”.

Kjo shoqatë ka patur një përvojë të hidhur dy vite më parë, kur gjatë vendosjes së grafiteve për nder të 28 nëntorit, aktivistët e saj janë ndaluar nga ana e policisë.

“Ne në hyrje të qytetit të Tetovës vendosëm grafite, me të cilët nuk fyenim dikë në baza etnike, ishte një paraqitje kulturore dhe u shënua 28 Nëntori, por u ndaluam nga Policia e Tetovës, madje patëm edhe padi penale ndaj aktivistëve tanë nga Gjykata e Tetovës.

Ky është një standard i dyfishtë, pasi në rastet kur fyen shqiptarët, organet kompetente faktikisht gjykata, nuk merr masa ndaj vandalëve të këtillë. Pikërisht për këtë apeloj që në të ardhmen ata të jenë më të kujdesshëm në këtë aspekt apo së paku neutral edhe pse e përsëris, se grafiti ishte thjesht kulturor.

E dënojmë ashpër rastin dhe kërkojmë që të merren masa urgjente për këtë”, tha Kurtishi.

Nga ana tjetër, policia arsyetohet se nuk mund të marrë masa pasi të njëjtat shënohen gjatë orëve të natës dhe në vende më pak të frekuentuara, megjithëse janë në kundërshtim me ligjin për pastërti publike.

“Kur bëhet fjalë për mbishkrime me përmasa më të mëdha ofenduese, që mund të shkaktojnë edhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë dënimi është prej dy mijë deri në 3 mijë euro”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.
Grafite të këtilla në Tetovë u paraqiten edhe gjatë vitit të kaluar nëpër shkolla fillore dhe vende publike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *