Home / Lajme / Rajon / Mbyllet procesi i numërimit, Basha 78 vota mbi Ramën

Mbyllet procesi i numërimit, Basha 78 vota mbi Ramën

22 maj-Pas numërimit të 485 kutive që gjendeshin në të gjithë qytetin e Tiranës rezultoi me 10 vota mbi Lulzim Bashën, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

– Vetëm pak çaste më parë ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore në Tiranë duke konkluduar edhe me votat për kandidatët e bashkisë, njofton agjencia NOA.

Lulzim Basha ka marrë në total 78 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama dhe ajo që pritet në mbledhjen e së hënës të KQZ, është shpallja e tij fitues.

Pas numërimit të 485 kutive që gjendeshin në të gjithë qytetin e Tiranës rezultoi me 10 vota mbi Lulzim Bashën, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Por pas përfundimit të procesit të numërimit për kandidatët e bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak Tiranë, ndërsa nisi numërimi i votave edhe për kandidatët e minibashkive dhe këshillat bashkiakë të këtyre minibashkive (njësitë bashkiake), rezultoi se në disa prej kutive gjendeshin vota të cilat ishin hedhur gabimisht dhe ato u klasifikuan si vota të kontestuara.

Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të numërojë votat e futura gabimisht.

U gjendën në 125 kuti të cilat u hapën përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, rezultuan me 171 vota për Lulzim Bashën dhe 83 vota për Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve është 78 vota në favor të Lulzim Bashës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *