Home / Lajme / Maqedoni / Më 13 maj vazhdon procesi për Shaqir Sulejmanin nga Sopoti

Më 13 maj vazhdon procesi për Shaqir Sulejmanin nga Sopoti

11 maj-Ne presim që të ketë një ndryshim të masës së paraburgimit dhe shqiptimin e masës së paraburgimit shtëpiak, sikur në rastin e katër të tjerëve që janë në arrest shtëpiak”, theksoi Naser Raufi, i cili për Shaqirin thekson se në periudhën kur ka ndodhur rasti në vitin 2003 në afërsi të Sopotit, ai as që ka qenë i pranishëm në fshatin e tij.

Më 13 maj do të zhvillohet seanca e radhës për Shaqir Sulejmanin, të akuzuarin për rastin e Sopotit, i cili po vuan paraburgimin në burgun e Shutkës.

Shaqir Sulejmani është njëri nga të akuzuarit që deri në fund të vitit të kaluar ishte në arrati, por që më pas vullnetarisht iu dorëzua organeve të drejtësisë.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi theksoi se kërkon që në këtë seancë të marrë dritë jeshile kërkesa për masën e arrestit shtëpiak për Shaqir Sulejmanin.

”Ne presim që të ketë një ndryshim të masës së paraburgimit dhe shqiptimin e masës së paraburgimit shtëpiak, sikur në rastin e katër të tjerëve që janë në arrest shtëpiak”, theksoi Naser Raufi, i cili për Shaqirin thekson se në periudhën kur ka ndodhur rasti në vitin 2003 në afërsi të Sopotit, ai as që ka qenë i pranishëm në fshatin e tij.

11 banorë të fshatit Sopot të rajonit të Kumanovës janë dënuar me 104 vite burgim, me akuzën për vendosjen e një mjeti shpërthyes në vitin 2003 në dalje të fshatit të tyre, me ç`rast humbën jetën dy pjestarë të forcave të NATO-s nga kontingjenti polak. Procesi është rikthyer në rigjykim dhe në bazë të disa provave të siguruara, banorët e akuzuarit pritet të shpallen të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *