Home / Sport / Mesfushori Lorik Cana, sportisti shqiptar më i paguar!

Mesfushori Lorik Cana, sportisti shqiptar më i paguar!

Revista amerikane “ESPN”, bazohet vetëm tek kontrata sportive dhe jo tek kontratat e sponsorizimeve.

Janë 2.5 milionë dollarë që futbollisti shqiptar Lorik Cana i fut në xhep çdo vit, të paktën sipas kontratës aktuale. Lorik Cana është sportisti shqiptar më i paguar në botë, sipas një studimi të bërë nga revista amerikane “ESPN”. Kosovari ka një kontratë të tillë tek Gallatasaraji në Turqi, ndërsa ka qenë po ashtu mjaft i paguar në Angli kur luante për Sandërlendin.

Për një vend ku sporti paguhet shumë pak dhe që i ka me gishtat e duarve përfaqësuesit në elitën sportive ndërkombëtare, arritja e Canës nuk është aspak e vogël. Të tillë si Erion Bogdani, Hamdi Salihi apo edhe Altin Lala e ndjekin ish-kapitenin marsejez nga një distancë tepër e madhe, duke qenë të gjithë poshtë tavanit 1-milion dollarësh.

Po ashtu, Shqipëria vazhdon të jetë e nënpaguar në krahasim me vendet fqinje, nëse shikon se më i paguari i Malit të Zi është Mirko Vuçiniç, futbollisti i Romës me 6.02 milionë dollarë në vit, më i paguari i Serbisë është basketbollisti Peja Stojakoviç me 15.6 milionë, më i paguari i Kroacisë është futbollisti i Totenhamit, Luka Modriç, me 4.9 milionë dollarë, më i paguari i Maqedonisë është po një futbollist, Goran Pandev i Interit me 4.25 milionë dollarë, ndërsa më i paguari i Bosnjë-Hercegovinës është sulmuesi i Mançester Sitit, Edin Xheko me 8.47 milionë dollarë të ardhura në vit.

Më i paguari sportist në botë është bejsbollisti amerikan Aleks Rodrigez dhe boksieri nga Filipinet, Mani Pakiao me nga 32 milionë dollarë secili. Në vende të tilla si Gjermania, Anglia, Spanja, Rusia apo Kina, më të paguarit nuk janë futbollistë.

Basketbollisti Dirk Novicki është më i paguari në Gjermani me 17.3 milionë dollarë, Ljuis Hamilton është ai me më shumë fitime në Angli me 18.5 milionë, ferraristi Fernando Alonso fiton 22.7 milionë dollarë në Spanjë, basketbollisti Andrei Kirilenko është më i paguari ndër rusët me 17.8 milionë dhe po basketbollisti Jao Ming është më i paguari i sportistëve kinezë me 17.7 milionë dollarë. Më i varfri ndër këta të pasur është futbollisti Xhekson nga Ishulli Niue i Oqeanit Paqësor që fiton 5 000 dollarë në vit, duke qenë i pari i vendit në shtetin e tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *