Home / Lajme / Maqedoni / Mijëra të infektuar nga ‘E.coli’ në Gjermani

Mijëra të infektuar nga ‘E.coli’ në Gjermani

30 maj-Deri më tash në Gjermani e kanë humbur jetën 10 persona nga bakteria E.coli, ndërsa te shumica e pacientëve, simptomat kanë qenë, anemia e rëndë, problemet me stomakun dhe funksionimi i dobët i veshkave.

Numri i të infektuarave nga bakteria E.coli, në Gjermani ka shkuar në 1200 persona, raportojnë sot mediat gjermane.

Njoftohet se bakteria që sulmon veshkat dhe sistemin nervor qendror ende nuk e ka arritur kulmin e saj.

Nga sëmundjet që shkaktohen nga kjo bakterie, më shumë vuajnë gratë.
Ministria gjermane për mbrojtjen e konsumatorit iu ka apeluar qytetarëve të saj që të mos konsumojnë perime të freskëta, sidomos trangujt, domatet dhe sallatën jeshile, derisa ekspertët të përcaktojnë origjinën e infeksionit.

Deri më tash në Gjermani e kanë humbur jetën 10 persona nga bakteria E.coli, ndërsa te shumica e pacientëve, simptomat kanë qenë, anemia e rëndë, problemet me stomakun dhe funksionimi i dobët i veshkave.
Ndërkaq raportohet se bakteria është përhapur edhe në shtete të tjera. Në Austri janë paraqitur dy raste .

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *