Home / Sport / Milani, kampion i Italisë

Milani, kampion i Italisë

Futbollistët e Milanit kanë siguruar dje titullin e kampionit të Italisë. Këtë e arritën pas barazimit 0-0 me Romën në derbin e xhiros 36, dhe kështu për të 18-ën herë në histori fituan “scudetton”.
Titullin e kampionit të Italisë, Milani e ka pritur mjaft gjatë, pasi për herë të fundit e fituan në sezonin 2003/04. Me pikën e fituar dje, Milani ka 9 pikë më shumë krahasuar me rivalin e qytetit Inter.

Milani ka siguruar titullin e Serie A pasi Rosonerëve i ka mjaftuar një barazim pa gola në ndeshjen kundër Romëskundër Romës për ta fituar Scudetton.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe me shumë pak raste për shënim. Roma kërkonte të shënonte golin e epërsisë por nuk arriti kundër një Milani mjaft stabil në mbrojtje i cili gjithashtu i kishte restet e veta për shënim

Pjesa e parë përfundon me rezultat 0-0, rezultat ky që e dërgonte Milanin edhe më afër Scudettos.
Pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën por në këtë pjesë kishte shumë ndërprerje dhe loja ishte më e ashpër.

Kjo pjesë ishte tepër e dobët dhe nuk pati asnjë rast që vlen të përmendet nga asnjë klub.
Deri në fund nuk pamë ndonjë gol dhe kështu lojtarët e Milanit, tifozë dhe i gjithë stoli filluan festën pasi Rosonerët siguruan Scudetton ende pa përfunduar sezoni ku gjenden në vendin e parë me 78 pikë, nëntë më shumë se Interi i cili nuk ka as gjasa Matematikore për të rrezikuar Milanin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *