Home / Lajme / Maqedoni / Milionat për “Screen media”

Milionat për “Screen media”

11 maj-Madje, siç citohet më tej, në bazë të dokumentacionit, deri te e cila ka ardhur ALB, ‘Screen Media’ është agjenci e themeluar në gusht të vitit 2008, menjëherë pas ardhjes së BDI-së në pushtet dhe për tre vite do të shndërrohet në një gjigant që do të përvetësoj shumë lokacione për vendosjen e bilbordeve dhe reklamave ndriçuese në qytete të shumta të vendit.

Qindra mijëra euro para nga qytetarët zyrtarët shtetërorë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë transferuar në kompanitë e marketingut, pronarë të së cilave janë familjarë të funksionarëve apo njerëz të afërt të kësaj partie. Këtë e ka treguar hulumtimi i Televizionit ALB ku siç thuhet, “pjesa dërmuese e fushatave reklamuese të ministrive dhe institucioneve shtetërore të udhëhequra nga kuadro të BDI-së janë bërë në kompaninë e reklamimit ‘Screen Media’”, e cila për dy tri vite ka arritur të krijojë një perandori të vërtetë me bilborde reklamuese në lokacionet më strategjike në tërë Maqedoninë.

“Pronarë të kësaj kompanie figurojnë kushërinjtë e afërt të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, i cili është përkujdesur që projekte nga resori i tij të kalojnë përmes kësaj kompanie. Nga tre themeluesit dhe pronarët e kësaj agjencie, dy janë nga fshati Shemshovë, familjarë të afërt të zëvendëskryeministrit edhe atë Ebazer Ademi dhe Elmedin Ademi. Pronari i tretë i kësaj agjencie është shtetasja zvicerane Ev Luthi Poos”, ka treguar hulumtimi i ALB-it. Madje, siç citohet më tej, në bazë të dokumentacionit, deri te e cila ka ardhur ALB, ‘Screen Media’ është agjenci e themeluar në gusht të vitit 2008, menjëherë pas ardhjes së BDI-së në pushtet dhe për tre vite do të shndërrohet në një gjigant që do të përvetësoj shumë lokacione për vendosjen e bilbordeve dhe reklamave ndriçuese në qytete të shumta të vendit. “‘Screen Media’ ka qenë pjesë e fushatës së Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit gjatë manifestimeve të ndryshme, siç janë 100 dhe 101 vjetori i Kongresit të Manastirit si dhe 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.

Edhe fushata të tjera nga institucionet e drejtuara nga ministrat shqiptarë janë realizuar përmes kësaj kompanie, para të cilat dyshohet të kenë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të BDI-së”, citon Tv Alb. Bile, ekspertët që ka konsultuar TV ALB-i janë decid se ndarja e tenderëve për kompanitë që janë pronë e familjarëve të afërt të funksionarëve të lartë shtetërorë paraqet keqpërdorim të mjeteve shtetërore të mbledhura nga tatimet e qytetarëve. Sipas tyre, kjo aferë korruptive dyshohet të jetë lëndë hetimi për punën e zëvendëskryeministrit Ademi, konform Ligjit për parandalimin e korrupsionit. Ndryshe, për tre vite, agjencia e marketingut “Screen Media”, ka arritur që bilbordet e saj t’i ngritë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Strugë dhe qytete të tjera, ku po ashtu ka vendosur edhe reklama ndriçuese. Së fundmi, ka vendosur edhe reklama në muret e ndërtesave të larta në kryeqytet.(Koha e Re)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *