Home / Lajme / Rajon / Militantët e PS-së konfrontohen me policinë

Militantët e PS-së konfrontohen me policinë

19 maj-Protestat kanë nisur në disa qytete të vendit si në Fier, Durrës dhe Lezhë në Vlorë ku militantët e PS-së të udhëhequr edhe nga deputetë të Partisë Socialiste kanë bllokuar rrugët që lidhin këto qytete me Tiranën.

Militantë dhe mbështetës te partisë socialiste janë konfrontuar me forcat e policisë pasi kanë tentuar të kalojnë kordonin e uniformave blu të vendosura para godinës së KQZ-së.
Turma e njerëzve brohoret në mbështetje të Edi Ramës dhe kundër qeverisë së Berishës, mes tyre janë edhe deputetë të partisë socialiste. Ndërkohë një punonjës policie është lënduar dh është dërguar për në spital.
Protestat kanë nisur në disa qytete të vendit si në Fier, Durrës dhe Lezhë në Vlorë ku militantët e PS-së të udhëhequr edhe nga deputetë të Partisë Socialiste kanë bllokuar rrugët që lidhin këto qytete me Tiranën.

10:57 – Policia “blindon” KQZ-në

Forcat e shumta të policisë që para nisjes së mbledhjes, kanë rrethuar godinën dhe portat hyrëse të Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Në ambientet jashtë të KQZ-se janë mbledhur shumë militantë të PS-së në mes të militantëve dhe mbështetëse të tjerë kanë mbërritur deputetë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë asnjë deputet nuk do të lejohet të futet brenda ambienteve të KQZ-së.

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *