Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski atakon dhe paralajmëron Merkon

Milloshoski atakon dhe paralajmëron Merkon

12 maj-Ministri i jashtëm dhe kandidati për deputet i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski ka atakuar dhe ka paralajmëruar kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko.

“BDI-në e respektojmë si parti politike dhe mendojmë se ka kapacitet solid, por kjo nuk vlen edhe për disa individ siç është kryetari i komunës Ramiz Merko, që mendoj se nuk gëzon respect as në partinë e vet politike e aq më pak tek të tjerët. Për fat të keq, kjo është për shkak të sjelljes së tij, që nuk mbështetet në principe, por para së gjithash në interesat personale dhe nuk kemi ndërmend ato ti mbështesim”, theksoi Milloshoski mbrëmë në Strugë, duke folur lidhur me prishjen e koalicionimit midis kryetarit të komunës së Strugës dhe VMRO-DPMNE-së.

Në pyetjen se mos vallë shqetësimet janë si rezultat i moszgjidhjes së disa problemeve kontestuese si p.sh. xhamia në Belicë, shkolla shqipe në Podgorcë etj, Milloshovski shprehet: “Ato janë sipas mendimit tim probleme sporadike, përmes së cilëve ndokush përpiqet që të mbulojë disa çështje më esenciale dhe lëshime në sjelljet e veta, por megjithate pas zgjedhjeve do të kemi më shumë të themi për të gjitha këto të ngjara”.

Sipas tij, institucionet në Maqedoni veprojnë në mënyrë të pavarur, në bazë të kompetencave të veta.

“Ligjet janë të njëjtë për të gjithë dhe askush nuk mund të ndihet i privilegjuar se i takon ose nuk i takon njërit apo cilit do opcion ose instutucion. Të gjithë janë të ftuar dhe janë të thirrur dhe duhet të nxjerrin mësim të mirë për luftën tonë kundër kriminalitetit dhe korrupcionit dhe duhet vepruar në pajtim me ligjet”- është shprehur Milloshovski, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të nërmirren masa ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, nëse VMRO-DPMNE-ja mbetet në Qeveri.

Në pyetjen se a vlen kjo edhe për Fiat Canoskin me të cilin tashmë nuk janë në koalicion, Milloshovski shtoi: “ Ashtu sikur theksova, ligjet vlejnë për të gjithë, për Qeverinë, për ministrat, për deputetët, për kryetarët e komunave, për të gjithë drejtuesit dhe mendoj se duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj ligjeve të shtetit ku jetojmë”.

Sa i përket pozitës së rangimit të kandidatit të Strugës në vendin e tretë të listës së koalicionit të VMRO-DPMNE-së për njësinë zgjedhore numër 5, Milloshovski tha se ndaj Strugës kanë respect dhe Struga e ka arsyetua vendin e tretë, duke besuar se do të arrijmë rezultat të mirë dhe Struga sigurisht do të ketë një deputet- (Liljana Zaturoska)- duke besuar se në këtë njësi do të korrim sukses të plotë dhe besoj se njësia numër 5 ka kapacitet dhe resurse edhe për formimin e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore”.

Lidhur me paralajmërimet për vendosjen e regjimit të vizave nga vendet europiane, për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga Maqedonia, ministry Antonio Milloshovski tha se Qeveria ndërmerr të gjitha masat që aty ku paraqiten mangësi, por ne, në përgjithësi jemi të kënaqur për ate që e propozoi Komisioni europian ndërsa e miratoi Këshilli i europës, për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, si një e arritur e madhe për praninë e vendit tonë në familjen europiane. Milloshovski beson se mund të arrihet deri në standardet për zonën e Shengenit, duke u mbështetur së pasaporta maqedonase nga dhjetori i 2009 është pjesë e privilegjeve për lëvizje të lirë nëpër Europë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *