Home / Lajme / Maqedoni / MO u fitua me gjak, të tjerët mos ta mohojnë

MO u fitua me gjak, të tjerët mos ta mohojnë

23 maj-“Nëse deri në vitin 2001 kishte vetëm 170 policë shqiptarë, tani janë rreth 3.000, nëse ka patur 64 oficerë dhe nënoficerë, numri i tyre tani është 2.000, nëse më herët nuk mund të flitej në gjuhën shqipe në Shkup, tani gjuha jonë amtare flitet në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën janë shkruar edhe të gjitha dokumentet në të”, theksoi Ahmeti.

Marrëveshja e Ohrit është një prej dokumenteve më të rëndësishme në historinë shqiptare. Marrëveshja është fituar me gjak dhe të tjerët nuk duhet ta mohojnë, por të na ndihmojnë ta zbatojmë në tërësi, porositi kreu i BDI-së dhe bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore Ali Ahmeti në mitingun e së dielës në Zhelinë të Tetovës.

Ai tha se qytetarët në këtë njësi zgjedhore mund të dëgjojnë fjalime të ndryshme dhe shumë premtime.

“Njërit thonë se do të bëjnë shtatë çudira. Të tjerët janë të pakënaqur dhe kërkojnë të kthehemi në fillim. Por ne vlerësojmë se nuk duhet të fluturojmë në ndonjë galaktikë, por me këmbët të qëndrojmë fuqishëm në tokë pasi që vetëm kështu mund t’i realizojmë kërkesat e qytetarëve”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, nuk janë të sakta pohimet se nuk ka avancim të statusit të shqiptarëve.

“Nëse deri në vitin 2001 kishte vetëm 170 policë shqiptarë, tani janë rreth 3.000, nëse ka patur 64 oficerë dhe nënoficerë, numri i tyre tani është 2.000, nëse më herët nuk mund të flitej në gjuhën shqipe në Shkup, tani gjuha jonë amtare flitet në Parlamentin e Maqedonisë në të cilën janë shkruar edhe të gjitha dokumentet në të”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se për BDI-në prioritet mbetet hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE pasi që në këtë mënyrë fitohet siguri më e madhe për të gjithë, ndërsa pas integrimit nuk do të jenë as kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në mitingun në Zhelinë folën edhe nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, kandidati për deputet Shasivar Memeti dhe kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Platforma zgjedhore e BDI-së dhe lista e deputetëve në njësinë e parë zgjedhore është prezantuar të dielën edhe para banorëve të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit.

Bartësi i listës në këtë njësi, Izet Mexhiti duke iu drejtuar masës së tubuar theksoi se gjatë të gjithave cikleve zgjedhore BDI ka shënuar fitore, sepse siç tha ai, BDI ka program të qartë dhe punon për të mirën e qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *