Home / Lajme / Rajon / Moisiu: ‘Bashkimi në formë të konfederatës’

Moisiu: ‘Bashkimi në formë të konfederatës’

7 maj-Këto forma bashkëpunimi qojnë drejt një bashkimi, në fillim kulturor, mandej ekonomik, por në të ardhmen mund të bëhen edhe bashkime tjera, në një mënyrë të konfederatës” tha ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu

Ish- presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu konsideron se tashmë ka ardhur koha dhe nuk ka pengesa që çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të fillojë të diskutohet, në mënyrë që në një të ardhme edhe të realizohet, fillimisht në formën e një konfederate. Në një intervistë të dhënë për Kosovapress, Mosiu ka këshilluar klasën politike të Tiranës, Prishtinës e Shkupit që pavarësisht fërkimeve dhe problemeve të brendshme mes tyre, të bashkërendohen dhe të punojnë më mirë për të zgjidhur problemet shqiptare në Ballkan. Ndërsa, reagimeve të ndryshme që kanë ardhur pas deklarimeve se Kosova është krahinë e Shqipërisë, ish- presidenti shqiptar Alfred Moisiu, iu përgjigjet, duke theksuar se ky është vetëm një realitet dhe e vërtetë historike.“.Kur Kosova të arrijë të bëhet pjesë e OKB-së dhe pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian, ku synojmë edhe ne të anëtarësohemi, sigurisht atëherë do të jetë më lehtë për të koordinuar veprimet dhe për të bashkëpunuar. Këto forma bashkëpunimi qojnë drejt një bashkimi, në fillim kulturor, mandej ekonomik, por në të ardhmen mund të bëhen edhe bashkime tjera, në një mënyrë të konfederatës” tha ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *