Home / Lajme / Maqedoni / MPB plan për sanksionimin e azilkërkuesve

MPB plan për sanksionimin e azilkërkuesve

12 maj-Plani për të sanksionuar të gjithë azilkërkuesit e rrejshëm do të aplikohet edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, mirëpo kjo do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme

Burime pranë Qeverisë theksojnë se i janë dhënë premtimet Bashkimit Evropian (BE) për të ndërmarrë masat urgjente për të sanksionuar të gjithë ata qytetarë që kërkojnë azil të rrejshëm në vendet e BE-së, mirëpo tani nuk është ndërmarrë asgjë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Masat sanksionuese pritet të përfshihen edhe në Kodin Penal, ku do të përfshihet paditë penale për keqpërdorim të udhëtimit dhe liberalizimit të vizave.

MPB do të jetë në gatishmëri për të zbatuar edhe masat më rigoroze, siç është konfiskimi i pasaportës, ndalimi për të udhëtuar jashtë vendit për të gjithë personat që dyshohet se kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave.

“Tani për tani nuk ka mundësi ligjore për të ndjekur të gjithë azilkërkuesit e rrejshëm. Por në të ardhmen do të pasojnë ndryshime dhe do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që rrezikojnë liberalizimin e vizave”, theksojnë burime qeveritare.

Problem për të identifikuar azilkërkuesit e rrejshëm është se ata në të shumtën e rasteve udhëtojnë me bileta kthyese, me sigurimin e paguar të udhëtimit si dhe me shumën e nevojshme të parave.

Nga ana tjetër MPB-ja dhe Qeveria e Maqedonisë, por edhe vendeve tjera nuk kanë qasje në evidencat e vendeve të BE-së ku janë të regjistruar qytetarët që kërkojnë të drejtën e azilit.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) me seli në Shkup thekson se është problem për tu identifikuar azilkërkuesit në vendet e BE-së, për shkak se identiteti i tyre është i mbrojtur sipas Konventës së Gjenevës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. “Për shkak të kësaj, Qeveria e Shkupit nuk ka qasje në listat e vendeve të BE-së ku janë të regjistruar azilkërkues nga Maqedonia dhe vendet tjera. Vendet e BE-së edhe përkundër shqetësimit për fluksin e madh, ata sigurojnë çdo qytetarë për të mos u ndëshkuar në vendin e tyre”, thekson OBRIE.

Numri më i madh i azilkërkuesve i takon komunitetit rom dhe ata janë të strehuar përkohësisht në Belgjikë, Suedi, Gjermani, Luksemburg dhe vende tjera të BE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *