Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi, Abdilaqim Ademi dhe Tahir Hani hiqen nga listat për deputet

Musa Xhaferi, Abdilaqim Ademi dhe Tahir Hani hiqen nga listat për deputet

4 maj-Për shkak të pakënaqësive brenda BDI-së kandidatë për deputetë nuk do të jenë as ministri aktual i pushtetit lokal Musa Xhaferi si dhe koordinatori i grupit parlamentar Tahir Hani. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së në mbledhjen e djeshme miratoi listat e deputetëve.

Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi dhe Tahir Hani nuk do të jenë kandidatë për deputetë në Listat e BDI-së. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie. Edhe pse në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore ishte vendosur paraprakisht që Xhevat Ademi të mos ishte kandidatë për deputet, ai iu rikthye listës pas tërheqjes në momentin e fundit nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Për shkak të pakënaqësive brenda BDI-së kandidatë për deputetë nuk do të jenë as ministri aktual i pushtetit lokal Musa Xhaferi si dhe koordinatori i grupit parlamentar Tahir Hani. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së në mbledhjen e djeshme miratoi listat e deputetëve. Në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë kryetari aktual i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, e dyta Suzana Saliu dhe i treti kryetari i Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve Rafet Muminoviq. Në njësinë e dytë zgjedhore bartëse e listës do të jetë Ermira Mehmeti Devaja, i dyti Rexhail Ismaili nga Sllupçani, i treti deputeti i deritashëm Hajrulla Misni, i katërti drejtuesi i lëvizjes Zgjohu Artan Grubi ndërsa i pesti Safet Neziri. Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani si bartës i listës do të garojë në njësinë e tretë zgjedhore. Bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Arben Llabunishti, e dyta në listë për deputet në njësinë e pestë zgjedhore është caktuar Vjollca Memedi, i treti Nedim Ramizi dhe i katërti Amet Axhiu. Ndryshime pati edhe në listën e njësisë së gjashtë zgjedhore. Në këtë njësi zgjedhore bartës i listës do të jetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti në listë është Talat Xhaferi, i katërti Behixhudin Shehapi, i pesti Xhevat Ademi, pastaj Dëshira Imeri, Irfan Deari, i teti në listë është ministri i mjedisit Nexhati Jakupi, Hajrie Misini, Hisen Xhemaili dhe Mehmet Selmani. BDI gjithashtu ka caktuar edhe deputetin e diasporës, juristin Ismail Beluli nga Gostivari që jeton dhe vepron në Zvicër. Sa i përket partive tjera deri më tani vetëm PDSH-ja ka bërë të ditur se listën e kandidatëve do ta prezantoj nesër ndërsa nga DR-ja dhe RDK-ja si duket do të presin afatin e fundit për publikimin e listave që skadon më 5 maj në mesnatë. Më 13 maj KSHZ do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmim e listës të vetme të kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *