Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi edhe Xhevat Ademi hiqen nga listat për deputet

Musa Xhaferi edhe Xhevat Ademi hiqen nga listat për deputet

3 maj-Në njësinë e gjashtë zgjedhore listën e kandidatëve për deputetë do ta kryesojë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti në listë është zv/ kryeministri aktual Abdylaqim Ademi.

Musa Xhaferi dhe Xhevat Ademi nuk do të jenë kandidatë për deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare. Kështu vendosën mbrëmë anëtarët e kryesisë qendrore të BDI-së në mbledhjen që zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit. Edhe pse flitej se Musa Xhaferi do të jetë bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore, vendimi për largimin e tij dhe të Ademit erdhi pas pakënaqësive brenda radhëve të BDI-së. Kryesia vendosi mbrëmë që bartës i listës njësinë e parë zgjedhore të jetë, kryetari aktual i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, e dyta në listë do të jetë Suzana Saliu, ish zëvendës Avokate e Popullit ndërsa i treti do të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve Rafet Muminoviq.
Në njësinë e dytë zgjedhore bartëse e listës do të jetë Ermira Mehmeti Devaja, i dyti Rexhail Ismaili nga Sllupçani, i treti deputeti i deritashëm Hajrulla Misni dhe i katërti drejtuesi i lëvizjes ‘Zgjohu’, Artan Grubi.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani është caktuar për bartës i listës në njësinë e tretë zgjedhore.
Bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Arben Llabunishti ndërsa i dyti Tahir Hani.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore listën e kandidatëve për deputetë do ta kryesojë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti në listë është zv/ kryeministri aktual Abdylaqim Ademi.
BDI gjithashtu ka caktuar edhe deputetin e diasporës, juristin Ismail Beluli nga Gostivari që jeton dhe vepron në Zvicër. Ndërkohë që për sonte kur edhe është caktuar mbledhja e këshillit të përgjithshëm të BDI-së do të bëhet i ditur edhe emri i kandidatit të këtij subjekti politik për Amerikë. Sa i përket partive tjera deri më tani vetëm PDSH-ja ka bërë të ditur se listën e kandidavëve do ta prezantoj nesër ndërsa nga DR-ja dhe RDK-ja si duket do të presin afatin e fundit për publikimin e listave që skadon më 5 maj në mesnatë. Më 13 maj KSHZ do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmim e listës të vetme të kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë.
Njësia e parë zgjedhore

1. Izet Mexhiti
2. Suzana Saliu
3. Rafet Muminoviq

Njësia e dytë zgjedhore

1. Ermira Mehmeti Devaja
2. Rexhail Ismaili
3. Hajrulla Misini
4. Artan Grubi

Njësia e tretë zgjedhore

1.Bujar Osmani

Njësia e pestë zgjedhore

1. Arben Llabunishti
2. Tahir Hani

Njësia e gjashtë zgjedhore

1. Ali Ahmeti
2. Teuta Arifi
3. Abdilaqim Ademi

Kandidati i BDI-së për diasporë

1. Ismail Beluli

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *