Home / Sport / Napredoku s’ka ç’kërkon në Tetovë

Napredoku s’ka ç’kërkon në Tetovë

‘Takimi me Pelisterin ka kaluar dhe ne mendojmë për atë që pason. Dua vetëm të them se skuadra mundej edhe më mirë, mirëpo tre pikët mbesin të rëndësishme, ndërsa skuadra luajti me disa mungesa. Tani do presim Napredokun, të cilët nuk kanë se çka të kërkojnë në Tetovë. Pres tre pikë dhe fitore të sigurtë, gjithçka tjetër do të ishte befasi e klasit të parë’, deklaroi mesfushroi i Shkëndijës, Izair Emini.

Çdo javë e kaluar është një hap i madh për Shkëndijën drejt titullit të kampionit, drejt historisë dhe drejt një feste të madhe në Tetovë. Pesë javë para fundit Shkëndija ka 5 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Metalurgu. Tetovarët javën e shkuar mundën lehtë Pelisterin në Manastir, ndërsa tani përgatiten për sukses kundër Napredokut. Pas kësaj sfide Shkëndijën e presi duele të rënda me Horizontin, Rabotniçkin, Renovën dhe Metalurgun, prandaj në taborin ‘kuqezi’ janë të orientuar për të fituar sfidën e të dielës me Napredokun, që më pas të koncentrohen në përfundim të suksesshëm të kampionatit. ‘Takimi me Pelisterin ka kaluar dhe ne mendojmë për atë që pason. Dua vetëm të them se skuadra mundej edhe më mirë, mirëpo tre pikët mbesin të rëndësishme, ndërsa skuadra luajti me disa mungesa. Tani do presim Napredokun, të cilët nuk kanë se çka të kërkojnë në Tetovë. Pres tre pikë dhe fitore të sigurtë, gjithçka tjetër do të ishte befasi e klasit të parë’, deklaroi mesfushroi i Shkëndijës, Izair Emini, i cili kundër Pelisterit pushoi për shkak të tre kartonëve të verdhë. ‘Ne gjatë seancave stërvitore punojmë me impenjim të madh, për të ruajtur formën e cila mendoj se është në ngritje e sipër. Shkojmë së pari të mundim Napredokun, që më pas të jemi të gatshëm fizikisht dhe psiqikisht për të hyrë në betejat e fundit kampionale me skuadrat e kreut. Ne jemi optimistë për përfundim të suksesshëm të kampionatit dhe për këtë do të shkojmë hap pas hapi, me shpresë se para kohë do të sigurojmë titullin e kampionit’, vazhdoi të flasë me optimizëm, Izair Emini. Shkëndija të dielën në Tetovë do të luajë kundër Napredokut, ndërsa të gjithë futbollistët do të jenë në disponim për të luajtur, me atë që kapiteni Nebi Mustafi ka të grumbulluar tre kartonë të verdhë dhe do të duhet të zgjedhë për të pushuar kundër Napredokut ose Horizontit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *