Home / Lajme / Maqedoni / NATO dhe BE, e vetmja alternativë

NATO dhe BE, e vetmja alternativë

Ohër/Prespë, 24 maj -Bashkimi Demokratik për Integrim paraprkisht ka realizuar aktivitet parazgjedhore në fshatrat dhe qytetin e Prespës ku tha se sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo vetëm shqiptarët në mes vete, por duke i ofruar dhe duke i përkrahur edhe turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët që së bashku të arrijnë suksese më të mëdha.

Bashkimi Demokratik për Integrim të hënën programin zgjedhor dhe listën e deputetëve në njësinë e pestë zgjedhore i ka prezantuar para banorëve të qytetit të Ohrit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para të pranishmëve të tubuar në Qendrën për kulturë foli për Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje kjo e cila para 10 viteve është nënshkruar pikërisht në këtë qytet. “Marrëveshja e Ohrit i bëri shqiptarët të barabartë me maqedonasit, ndërsa pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje rezultatet janë evidente, si përfaqësimi në organet e sigurisë dhe administratën shtetërore, përdorimi i gjuhës, i simboleve, arsimi e kështu me radhë”, tha Ahmeti. Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit barazoi shqiptarët, maqedonasit edhe në arsimin e lartë sipëror. “Sot pas dhjetë vitesh shqiptarët e kanë universitetin e tretë shtetëror me mbi 20 mijë studentë dhe atë të disperzuar, që studiojnë në kazermat e ish-ushtrisë jugosllave”, theksoi Ahmeti. Lideri i BDI-së nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë.

“A ka përfunduar tërësisht Marrëveshja paqësore e Ohrit? Çdo dokument i rëndësishëm që arrihet me sakrifica i duhet kohë për implementim, për materializim të tërësishëm. BDI-së nuk i mungon guximi, dija, nuk i mungojnë kapacitetet njerëzore. Punët e mëdha, lëvizjet e mëdha, ndryshimet e mëdha, duan edhe miq të mëdhenj, se pa patur miq të mëdhenj, nuk bëheshe as pavarësia e Kosovës, as barazia e shqiptarëve të Maqedonisë, as nuk ndryshonte kushtetuta e RM-së. Kur miqtë tanë kuptuan drejtë kërkesat e kombit tonë, kërkesat e popullit tonë, ata kaluan në anën e atyre që kërkonin atë që u mungon e ajo është liria dhe barazia kombëtare”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se ky sukses duhet të ndahet bashkë me SHBA, BE dhe NATO.
Kryetari i BDI-së para banorëve të Ohrit tha se BDI do ta realizojë programin zgjedhor dhe se do të zhvillojë ekonominë. Ai edhe njëherë përsëriti se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbetet alternativë e vetme për vendin dhe se do të angazhohet edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Që të gjitha këto procese të ecin përpara na duhet mbështetja juaj me 5 qershor”, theksoi Ali Ahmeti. Të pranishmëve iu drejtuar edhe bartësi i listës në njësinë e pesë zgjedhore Arben Llabënishti.

Bashkimi Demokratik për Integrim paraprkisht ka realizuar aktivitet parazgjedhore në fshatrat dhe qytetin e Prespës ku tha se sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo vetëm shqiptarët në mes vete, por duke i ofruar dhe duke i përkrahur edhe turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët që së bashku të arrijnë suksese më të mëdha.

Ahmeti u ka bërë thirrje gjithë investitorëve shqiptarë, boshnjakë, romë, turq që të investojnë dhe se dyert e BDI-së për tu dalë në ndihmë biznesmenëve janë të hapura. Ai ka folur edhe për integrimin e Maqedonisë duke e vlerësuar se integrimi në NATO dhe në BE është e vetmja alternativë e vendit, ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit është po ashtu e domosdoshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *