Home / Lajme / Maqedoni / Ndikimi i internet – mediave sa më shumë rritet

Ndikimi i internet – mediave sa më shumë rritet

4 maj-Ambasadori amerikan, Filip Riker në fjalimin e tij theksoi se roli i gazetarëve nuk ka ndryshuar, por janë ndryshuar kushtet që punojnë gazetarët. “Duhet të gjendet një pavarësi, integritet dhe pavarësi duke vlerësuar nevojën e involvimit të opinionit në këtë proces të transmetimit të shpejt të informacioneve në shoqëri”, theksoi Riker, i cili foli lidhur me temën e kësaj konference që ka të bëjë me teknologjinë e re në sferën mediale dhe shfrytëzimin më të mirë të resurseve digjitale.

Në Shkup sot ka filluar Konferenca dyditore me temën “Sfidat e gazetarisë bashkëkohore në kohën digjitale”, organizuar nga Ambasada e SHBA-ve.

Ambasadori amerikan, Filip Riker në fjalimin e tij theksoi se roli i gazetarëve nuk ka ndryshuar, por janë ndryshuar kushtet që punojnë gazetarët. “Duhet të gjendet një pavarësi, integritet dhe pavarësi duke vlerësuar nevojën e involvimit të opinionit në këtë proces të transmetimit të shpejt të informacioneve në shoqëri”, theksoi Riker, i cili foli lidhur me temën e kësaj konference që ka të bëjë me teknologjinë e re në sferën mediale dhe shfrytëzimin më të mirë të resurseve digjitale.

Në këtë konferencë u theksua se dy miliardë njerëz në botë kanë qasje në internet. Maqedonia me dy milion banorë ka rreth 800 mijë qytetarë të regjistruar në facebook, ndërsa tëiter gjithashtu po merrë jehonë të madhe.

Ambasadori Riker theksoi se katër Këndet Amerikane në Maqedoni kanë më shumë miq në facebook në krahasim me vendet tjera në Evropë. Sipas tij, kjo tregon se kjo demonstron se sa fuqi mund të kenë këto media.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë të mediave nga SHBA, si dhe ekspert dhe gazetar nga Bullgaria, Kosova,Maqedonia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, etj. Ata mes tjerash do të bisedojnë edhe për shfrytëzimin sa më të madh të internetit, etikës, blogjeve, marketingut, mediave sociale etj. Nesër gjatë konferencës do të mbajnë fjalimet e tyre edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për diplomaci publike, Spenser Bojer dhe pjesëmarrës të tjerë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *