Home / Sport / Në mungesë të Mustafit, Hasani kapiten. Zendeli përshëndetet me ovacione

Në mungesë të Mustafit, Hasani kapiten. Zendeli përshëndetet me ovacione

Në takimin me Napredokun për shkak të tre kartonëve të verdhë pushoi kapiteni Nebi Mustafi, ndërsa kësaj rradhe për herë të parë shiritin e kapitenit e barti Ferhan Hasani.

Më parë dihej se zëvendës i Mustafit është Huseini, mirëpo në marëveshje të përbashkët, kësaj rradhe shiriti i’u dha Hasanit dhe patjetër të pranojmë se ai me plot përgjegjësi e kreu ‘detyrën e re’. Ndërkohë vlen të ceket se në fund të ndeshjes, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani bëri një zëvendësim pak sa të pazakontë, duke larguar nga loja portierin Suad Zendeli. Me këtë lëvizje, Osmani i dha mundësinë publikut që në mënyrë të veçantë të përshëndesin Zendelin, duke e duartokitur gjatë, për t’i bërë me dije se vlersojnë lartë kontributin e tij në fanellën ‘kuqezi’. Zendeli u zëvendësua nga Hadis Veli’i, i cili për pak sa nuk ndali penaltinë e miqve, kur zbutën rezultatin në 4:1.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *