Home / Lajme / Maqedoni / Në polici lista e “të fuqishmëve” të LSDM-së

Në polici lista e “të fuqishmëve” të LSDM-së

10 maj-Biçikliski i VMRO-së tha se partia disponon me dokumente nga LSDM-ja, ku qëndron nënshkrimi i Andrej Petrovit dhe vula zyrtare e kësaj partie, me të cilat detyrohen organizatat komunale të partisë të dërgojnë listë të pesë anëtarëve më të fuqishëm të partisë, të cilët do t’i shfrytëzojnë në ditën e zgjedhjeve

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski sot ka deklaruar se partia disponon me dokumente nga LSDM-ja, në të cilat qëndron nënshkrimi personal i Andrej Petrovit dhe vula zyrtare e kësaj partie, me të cilat detyrohen organizatat komunale të partisë të dërgojnë listë të pesë anëtarëve më të fuqishëm të partisë, të cilët do t’i shfrytëzojnë në ditën e zgjedhjeve. “Mundeni vetëm të imagjinoni për çka do të shfrytëzohen këto anëtarë më të fuqishëm të LSDM-së – për frikësim, për terror, për dhunë… Treguam edhe dokumente si LSDM-ja organizon ekipe ligjore për t’i mbrojtur këta dhunues nga incidentet, të cilat do t’i bëjnë. Kështu vetëm i inkurajojnë këta njerëz”, tha Biçikliski. Kjo, siç tha, janë listat me pesë anëtarët më të fuqishëm të cilët organizatat komunale të LSDM-së i dorëzojnë deri në qendrën e kësaj partie pas kërkesës së mëparshme të Andrej Petrovit. “Në këto dokumente, me të cilat ne disponojmë gjenden emra dhe mbiemra, numra amë dhe numra të telefonit të personave, të cilët LSDM-ja i thekson si më të fuqishëm. Për këtë arsye këto dokumente sot i dorëzojmë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kërkojmë ta verifikojë besueshmërinë e këtyre listave, si dhe në mënyrë të detajuar t’i shqyrtojë të dhënat e shënuara në këto dokumente”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja, siç tha Biçikliski, është parti përgjegjëse dhe ka për obligim të paralajmërojë në çka përgatitet LSDM-ja në ditën e zgjedhjeve, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka për obligim të parandalojë çfarëdo lloj dhune.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *