Home / Lajme / Maqedoni / Në Qeveri vetëm me Platformë

Në Qeveri vetëm me Platformë

8 maj-Ai i është rikthyer edhe një herë çështjes së aspektit ekonomik të shqiptarëve, kësisoj banorët e Kamjanit të Tetovës, i ka përkujtuar se ndarja proporcionale e buxhetit dhe integrimi në strukturat e aleancës veri-atlantike, janë mënyra e vetme për prosperitet financiar

Hyrja në Qeveri duhet të kushtëzohet me platformë, realizimi i së cilës, do të ketë edhe afatet e caktuar paraprakisht. Këtë qëndrim e ka shpalosur para banorëve të fshatit Çajle, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mendhuh Thaçi, sipas të cilit ky është qëndrim i palëvzisshëm.

“Partitë shqiptare kanë shkuar me kërkesa për të hyrë në Qeveri. Duhet të shkohet me platformë dhe ne do të shkojmë tash me platformë dhe renditja do te jete e këtillë – Fillimisht kur të hapen bisedimet për t’u krijuar Qeveria, kusht do të jetë kjo platformë. Nëse merremi vesh për këtë platformë, duhet të caktohen datat e sakta se kur do të implementohet. Do të thotë ky është qëndrimi ynë i palëvizshëm. Jo që këtë qëndrim e kemi marrë për të treguar se jemi ma patriotë, por nga përvoja që kemi. Nuk ka shanse të rregullohet situata jonë pa e vendosur bllokun, kushtin që quhet platformë ose program, se të merremi vesh, ata gjithmonë po krijojnë qeveri me platforma. Tash, po të ketë nevojë të krijohet Qeveri, do të krijohet Qeveri me dy programe”, është shprehur Thaçi.

Ai i është rikthyer edhe një herë çështjes së aspektit ekonomik të shqiptarëve, kësisoj banorët e Kamjanit të Tetovës, i ka përkujtuar se ndarja proporcionale e buxhetit dhe integrimi në strukturat e aleancës veri-atlantike, janë mënyra e vetme për prosperitet financiar. “Problemet e aspektit ekonomik do t’i zgjidhim vetëm nëse e marrim atë pjesë të buxhetit që na takon neve dhe në të njëjtën kohë i detyrojmë maqedonasit që ta ndërrojmë emrin dhe të hyjmë në NATO”, ka thënë Thaçi. Lideri i PDSH-së gjithashtu ka vlerësuar se problemet e popullatës shqiptare janë problem i përgjithshëm i kombit, ndërsa ka njoftuar se gjithnjë e më shumë po rritet përkrahja e platformës së partisë së tij. Thaçi banorëve të lagjes Teteks të Tetovës u ka sugjeruar që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent. Ai me përfaqësues partiakë gjatë ditës së shtunë kanë vizituar edhe fshatrat Novosellë, Rakovec, Gjurgjovisht, Kalishtë dhe Negotinë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *