Home / Lajme / Rajon / Në Tirane Rama ne avantazh Peshkopine e fiton PD

Në Tirane Rama ne avantazh Peshkopine e fiton PD

9 maj–Në Tiranë Edi Rama i PS kryeson me 16919 vota, ndërsa Basha i PD ka 16584 vota ndërsa Milloshi ka marre 186 vota. Gjithsej duhen numeruar 485 kuti.
Ora 16.36 Në bashkinë Kamëz janë numëruar 13 kuti nga 52. Rakip Suli i PS ka 3782 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 4247 vota.

Procesi zgjedhor ka hyrë tashmë në fazën e dytë më të rëndësishme, atë të numërimit të votave, i cili po ecen ngadalë. Ne mesdite në Tiranë nderpritet procesi i numerimit ne disa KZAZ se komisioneret do pushojne. Përfundon numërimi në disa bashki. PD e “Aleanca për Qytetarin” merr Pukën, Delvinën, Peqinin. Rrogozhinën e merr PDIU. PS e “Aleanca për të Ardhmen” merr Ersekën, Rrëshenin, Tepelenën, Permetin, Policanin. PS fiton dhe në Himarë kundër Bollanos.

TIRANE RAMA NE AVANTAZH TE LEHTE ME BASHEN
Ora 16:52 -Në Tiranë Edi Rama i PS kryeson me 16919 vota, ndërsa Basha i PD ka 16584 vota ndërsa Milloshi ka marre 186 vota. Gjithsej duhen numeruar 485 kuti.
Ora 16.36 Në bashkinë Kamëz janë numëruar 13 kuti nga 52. Rakip Suli i PS ka 3782 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 4247 vota.

Në KZAZ njësia 2,ne oren 15. 30 procesi është ndërprerë prej dy orësh kjo pasi sekretarja e komisionit të numërimit është larguar së bashku me vulën. Nga 54 kuti votimi janë numëruar 7 dhe nga këto Rama ka 2180 vota ndërsa 1183 Basha. Nderkohe qe numerimi i votave eshte nderprere dhe ne dy KZAZ te tjera.

Në KZAZ 48 në njësinë nr 4 të Tiranës e cila është instaluar në shkollën “Bajram Curri” , kur janë numëruar 15 kuti votimi, ( rreth ores 15:00) në këtë njësi është në avantazh kandidati i PD-së Lulzim Basha me 70 vota plus. Ndërkohë që kanë mbetur pa u numëruar dhe 29 kuti të tjera. Deri tani Basha ka marrë 3470 vota, ndërsa Rama 3470 vota.

Në KZAZ nr 47 në shkollën “Hasan Prishtina” ka nisur numërimi në orën 12:00. Ndërkohë që në KZAZ nr 54 e instaluar në shkollën “Avni Rustemi” në njësinë nr 10 nuk kishte nisur numërimi as rreth orës 12. 30 minuta, për shkak të problemeve me dokumentacionin e komisionerëve. Pranë KZAZ, e cila ka në administrim 25 qendra votimi janë instaluar edhe vëzhgues të huaj.

KZAZ 53, e njësisë nr 9 ndërpritet numërimi rifillon ne 16:00. Komisionerët janë larguar për të bërë pushim. Do rifillojë në orën 16.00. Në katër prej tyre kryeson Rama në një Basha. Ndërpritet numërimi në 4 KZAZ të Tiranës. Në KZAZ numër 47 të njësisë numër 3, është bllokuar numërimi për shkak të mungesë së diplomës së një komisioneri. Ndërsa në KZAZ 55, 58 e 59 ndërprerja është bërë për shkak të lodhjes së komisierët.

KZAZ 54 Tirane s’ka nisur numerimi
Ajo eshte instaluar në shkollën ‘Avni Rustemi’. Në këtë KZAZ janë 25 qendra votimi me 22.000 votues, pjesmarrja rreth 50 %. Problem ardhja me vonesë e kutive, listat e partive dorëzuar me vonesë. Trajnimi i komisionerëve nuk ka filluar .

CERRIK
Ora 16:47 Janë në një diferencë të vogël votash ku PS kryeson me 2299 vota kundrejt PD që ka 2297 vota . Janë numëruar 12 nga 15 kuti.

PESHKOPI, FITON PD
Ora 16. 30 Përfundon procesi i numërimit. Kandidati i PD fiton me 44 22 vota kundrejt kandidatit PS me 3013

GJIROKASTER
Ora 16:29 Eshte drejt perfundimit procesi i numerimit. Jane numeruar 26 nga 27 kuti votimi. Deri tani kryeson kandidati i PS, Flamur Bime me 6344 vota, kundrejt kandidatit PD Genci Sinoimeri me 4487

DURRES, NUMEROHEN 7 KUTI
Ora 16: 26 Pas numërimit të 7 kutive nga 165 që janë gjithsej, Vangjush Dako kryeson me një diferencë të vogël ndaj Ferdinand Xhaferrajt të PD. Dako ka 16 53 vota, ndërsa Xhaferraj 1533. Procesi i numerimit per bashkine e Durresit nisi rreth ores 11:00 ndersa me perpara kishte nisur procesi i votimit në 2 KZAZ, përkatësisht në KZAZ numër 9, ku komisionerët vendosen qe dje të nisin sot përcesin e numërimit të votave për shkak të problemeve që hasen me lidhjen e internetit.
Vonesa e fillimit te procesit te numerimit kishte te bente me faktin se komisionerët nuk kishin paraqitur diplomën e tyre të noterizuar gjë që është në shkelje të kodit. Ne KZAZ numër 10 e Shijakut, janë numëruar 5 kuti nga 20 të tilla. PD 1839 kundrejt PS 706.

FIER
Ora 16.36 Kandidati i PD-së Ilir Bele ka 5449 vota ndersa Baftia Zeqaj i PS 3408 vota. Janë numëruar 28 nga 83 kuti.

LEZHË
Ora 16:34 Kryeson Viktor Tusha i PD- LSI me 4415 ndersa Gjok Jaku i PS me 4126 vota. Jane numeruar 21 nga 24 kuti votimi.

LUSHNJE
Ora 16:30 Kryeson Fatos Tusha i PS me 2732 vota, kundrejt Albert Sanxhaku PD me 1902 vota. Numërohen 15 kuti nga 64 vota.

LAC
Ora 16: 30 Janë numëruar 5 nga 20 kuti votimi kryeson kandidati i PS-së me 1681 në krahasim me 914 vota që ka kandidati i PD

SARANDE, FITON PS
Ora 16: 17 Perfundon numerimi. Kandidati i PS, Stefan Cipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-se, ka marre 4976 vota.
.
SHKODER, NUNEROHEN 5 KUTI, KRYESON PD
Ora 16:11 Në Shkodër ka nisur procesi i numerimit ne te gjitha KZAZ-te. Kryeson kandidati i PD, Lorenc Luka me 921 vota kundrejt Uruçi i PS me 550 vota. Janë numëruar 5 nga 95 kuti votimi. Procesi i numerimit nisi sot ne mesdite, nderkohe qe ne oren 10.20 u njoftua per nisjen e procesit te numerimit vetëm në 1 nga 3 KZAZ.

BERAT VAZHDON NUMERIMI, POLICANIN E FITON PS
Ora 16:11 Kryeson Fadil Nasufi i PS me 32 56 kundrejt Ilir Devolli i PD- LSI me 3055. Janë numëruar 22 nga 74 kuti votimi.
Në Kucovë kandidati i Aleances per te Ardhmen, Bardhyl Gjyzeli kryeson me 350 vota ndaj rivalit të tij.
Në Polican perfundon procesi i numerimit fiton Adriatik Zotkaj, i PS me 1446 vota. Ne komunen Kutall fiton Shpetim Vrapi i PS me 4650 kundrejt Sules qe ka 4530 vota.
Në Urën Vajgurore PD është në avantazh me 939 vota, kundrejt kandidati PD me 879 vota. Janë numëruar 5 nga 10 kuti

GRAMSH, FITON PS
Ora 15. 50 Perfundon procesi i numerimit. Kandidati i PS fiton 3274 kundrejt kandidatit PD 1924 vota

BULQIZE
Ora 15: 48 Procesi i numerimit eshte drejt fundit. Jane numeruar 9 nga 10 kuti. Kryeson kandidati i PD me 2324 kundrejt kandidatit PSme 2183

LIBRAZHD, PS FITON KOMUNEN QENDËR
Ora 15. 20 Enver Shkurti i PS, fitoi me një diferencë prej 300 votash ndaj kandidatit të PD Firdus Kurtit.

MEMALIAJ. FITON PS
Ora 14:47- Ka përfunduar në KZAZ nr. 26 në Tepelenë, numërimi i votave për bashkinë e Memaliajt. Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Lulëzim Meçi, ka marrë 1199 vota kundrejt 974 vota që ka marrë kandidatja e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Hatixhe Qëndra.

RUBIK FITON PS
Ora13:36- Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt , kandidatit të PS Mark Ruci me 1087 vota.

KORCE
Ora 13. 33 Kryeson Niko Peleshi i PS me 3220 vota kundrejt Andrea Mano i PD me 2654 vota. Janë numëruar 13 kuti nga 62

ELBASAN
Ora 16. 46 Kryeson Qazim Sejdini i PS me 5440 vota kundrejt Durim Hushit te “Aleanca per Qytetarit” me 3630 vota. U numeruan 20 nga 96

KAVAJE
Ora 13. 30 Janë numëruar 3 nga 30 kuti votimi. Kryeson Rroshi i PS me 509 vota. Kundrejt Rugeas me 276 vota

RROGOZHINË FITON PDIU
Ora 13: 30 Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU, Ndriçim Dushku.

FUSHË KRUJË
Ora 13: 29 Janë numëruar 6 nga 20 kuti, kryeson PS me 521 vota para.

BURREL
Ora 13. 20 Numërohen 10 nga 16 kuti. Kandidati i PD ka 2080 vota kundrejt PS 2446 vota.

VLORE
Ora 13:30 Kryeson Shpetim Gjika i PS me 5075 vota, kundrejt Ardian Kollozit PD me 4090 vota. Jane numeruar 14 kuti nga 86.
Është bllokuar procesi i numërimit në KZAZ 63 që përfshin komunat e Vlorës, pasi janë konstatuar fletë tepër në kutitë e votimit, ndryshe nga sa ishte shkruar në procesverbal. Probleme janë hasur në komunën Qendër, ku bën pjesë dhe Narta ku dje Tv NEËS 24 filmoi një votuese teksa po tentonte të votonte me kartën e dikujt tjetër, por u ndalua nga komisionerët.

KUKES
Ora 13:10 Kryetari aktual Hasan Halili i PD-së ka marrë 3299 vota përballë kandidatit PS, Alfred Cenko i cili ka marrë 1949 vota. Janë numëruar 11 kuti votimi nga 18.

POGRADEC
Ora 12:35- Kryeson PS me 1428 vota, kundrejt koalicionit “Aleanca për Qytetarin” me 909 vota. Janë numëruar 5 nga 28 kuti gjithsej.

PERMET FITON PS
Ora 12. 35 Përfundoi procesi i numërimit duke nxjerrë fitues Gilberto Jaçen e PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Goxhës i LSI i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

HIMARE FITON GORO I PS
Ora 11. 30 Perfundon procesi i numerimit. Fiton kandidati i PS-se per kryetar bashkie Gjergji Goro me 30 vota me shume se kandidati i PBDNJ, Bollano. Sipas rezultatit PS ka marre 1574 vota, PBDNJ 1472 dhe PD 560 vota. Ndërkohë që në këshillin bashkiak PBDNJ ka fituar numrin më të madh të anëtarëve.

TEPELENË FITON PS
Ora: 09:41- Përfundon votimi.Termet Peci i PS fiton me 1741 vota, kundrejt ish kryetarit të bashkisë së Sevo Mici kandidat i PD 730 vota. Kandidati i LZHK Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

BILISHT, Ne MIRAS fiton PD
Ora 10. 12 Në komunën MIRAS të të rrethit të Devollit fiton Kryeart Fejzo, me 2561 vota dhe kandidati për “Aleancën për të Ardhmen”, Arben Latka, ka 2015 vota. Ende nuk ka filluar numërimi i votave për bashkinë e Bilishtit.

RRESHEN FITON PS
Ora 09. 39 Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00 ‘

PEQIN FITON PD
Ora 09 35 Përfundon procesi i numërimit. Ilir Rrushi i PD rizgjidhet kryebashkiak. Fiton 1755 vota, ndaj Naim Teqes i PS 905 vota. Rezultati ne KZAZ nr 16

DELVINE FITON PD
Ora 08: 45 Bashkinë e Delvinës ka përfundu votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD, me 2114 vota. Kandidati PS, Dashamir Hado ka marre 1114 vota

ERSEKE FITON PS
Ora 09:00 Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për Qytetarin” i cili ka marre 1232 vota.

PUKE FITON PD
Ora 08: 30 Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj , Beqir Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Cështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

NISI NUMERIMI
Kutia e parë e numëruar në të gjithë vendin, ka qenë ajo për garën e Bashkisë së Lushnjës. Rezultati i saj është bërë publik rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm. Nga numërimi i votave të kësaj kutie kanë rezultuar 145 në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Fatos Tusha dhe 131 vota në favor të kundërshtarit të tij, Albert Sanxhaku të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Në orën 01:26 është bërë publik edhe rezultati i kutisë së parë të numëruar për Bashkinë e Elbasanit, nga ku kanë rezultuar 191 vota për kandidatin e së majtës, Qazim Sejdini dhe 131 vota për kandidatin e së djathtës, Durim Hushi. Në orën 01:38 është raportuar dhe rezultati i numërimit të kutisë së parë për Bashkinë e Fierit, ku gjithashtu është konstatuar avantazhi paraprak i kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Konkretisht, 150 vota kanë rezultuar në favor të Baftjar Zeqos dhe 140 për kandidatin e koalicionit të djathtë, Ilir Bele.

Deri në orën 01:48, nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar në të 66 vendet e numërimit të votave 4.881 kuti votimi. Ndërkohë që u bë e ditur se shumë shpejt do të dorëzoheshin dhe 10 kutitë e fundit. “Policia garanton opinionin publik se po vazhdon me përkushtim ndjekjen e procesit zgjedhor dhe do vijojë kështu deri në mbylljen e tij”, – u shpreh zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica.

VOTOMI NE TIRANE
Nga 3.164.859 votuesite regjistruar në listat e zgjedhësve, vetëm 50.9 për qind e tyre, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme.
Në Tiranë procesi i numërimit ka nisur në ora 04:20. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se për Bashkinë e kryeqytetit, numërimi do të fillojë nga kutitë ku janë hedhur votat për kryetarin e ardhshëm. Fillimisht ka nisur të numërohet KZAZ nr. 55 që përkon me zonën e Laprakës. Procesi ka filluar me ritme të ngadalta. Deri në orën 05. 40 minuta jane numëruar 7 kuti votimi me 2850 vota nga të cilat,kandidati PS, Edi Rama ka 1482 vota ndersa kandidati PD Lulzim Basha ka 1368.
Tensionet e para në vendet e numërimit të votave janë regjistruar rreth orës 01:15, në KZAZ-në e Vlorës, ku përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet janë përplasur me ata të Partisë Socialiste. Incidenti ka nisur kur Ndriçim Selami, një ndër krerët e LSI-së për Vlorën, ka tentuar të futet brenda platformës së numërimit, por është penguar nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Është dashur ndërhyrja e forcave të shumta të policisë për të qetësuar situatën.
(s.g/e.m/d.b/m.a/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *