Home / Sport / Nga tabori i Renovës optimistë:’ Do të sigurojmë Europën’

Nga tabori i Renovës optimistë:’ Do të sigurojmë Europën’

‘Fakti që nuk humbëm kundër Horizontit në këtë transfertë të vështirë tregon se ne po stabilizohemi në vazhdmësi. Tani na pret ajo e vërteta, sfidat më interesante në të cilat do të vendosen shumë gjëra dhe ne mbesim optimsitë të mëdhej. Të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë kundër skuadre shumë të fortë dhe të papërshtatshme. Rabotniçkin e respektojmë, mirëpo ne kërkojmë tre pikë dhe unë kam shumë besim se ato do të ngelin në Tetovë’, deklaroi mesfushori i Renovës, Faruk Statovci.

Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht i Tetovës gjatë këtij kampionati një kohë të gjatë nuk po arrinte të gjejë rritmin e duhur, mirëpo duket se këtë gjë e bën pikërisht në kohën e duhur. Tani kur kampionati ka hyrë në fazën përfundimtare, kur çdo pikë ka vlerë të madhe në vendosjen përfundimtare të tabelës dhe çështjes së përfaqësuesve të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare, Renova po tregon stabilitet. Pas humbjes nga Skopje para pesë javëve, Renova nuk din për disfatë 4 takime me rradhë, në të cilat tre herë ka fituar ndërsa regjistroi një barazim edhe atë në javën e fundit në fushë të Horizont Turnovës. ‘Mundej të marrim më shumë kundër Horizontit, mirëpo edhe kështu mbesim të kënaqur. Fakti që nuk humbëm në këtë transfertë të vështirë tregon se ne po stabilizohemi në vazhdmësi. Tani na pret ajo e vërteta, sfidat më interesante në të cilat do të vendosen shumë gjëra dhe ne mbesim optimsitë të mëdhej’, deklaroi mesfushori kosovar i Renovës, Faruk Statovci, i cili shtoi se kundër Rabotniçkit pret fitore të sigurtë. ‘Të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë kundër skuadre shumë të fortë dhe të papërshtatshme. Mirëpo ne jemi të vendosur për të dhënë maksimumin, për të luftuar gjatë gjithë kohës, që të marrim atë që duam. Rabotniçkin e respektojmë, mirëpo ne kërkojmë tre pikë dhe unë kam shumë besim se ato do të ngelin në Tetovë’. Skuadra e Renovës për momentin mban vendin e tretë me 51 pikë, një më shumë se kundërshtari i të shtunës, Rabotniçki. Dhe kjo sfidë duket shumë përcaktuese për ecurinë e mëtejshme të këtyre dy skuadrave. ‘Është e vërtetë ky konstatim dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Mirëpo përsëris ne jemi të vendosur për të dhënë më të mirën nga vetja jonë, pasi me fitore në këtë takim ne do të kryenim një punë të madhe rreth sigurimit të daljes në Europë, ndërsa më pas në ndeshjet e ardhshme do të kërkojmë vazhdimsi të suksesve, për t’i dhënë Renovës pozitën që meriton në fund të kampionatit’, tha Statovci, i cili si favorit për të fituar kampionatin e sheh rivalin e qytetit, Shkëndijën. ‘Sigurisht që vetë tabela flet në vete dhe Shkëndija duket në përparësi për të fituar kampionatin. Kanë 5 pikë më shumë se i dyty dhe 10 më shumë se i treti. Kjo është një epërsi e mirë për ta dhe mendoj se do ta ruajnë deri në fund. Mirëpo në asnjë moment nuk do ta kisha quajtur të mbyllur këtë kampionat. Ka shumë për tu luajtur, tani skuadrat e kreut përballen mes veti ku do të vendosen shumë gjëra, mirëpo Shkëndija përsëri mbetet favorite. Për sa i përket Renovës minimum do jetë vendi i tretë, ndërsa realisht kemi ende gjasa për më shumë. Por i’a lëmë kohës, do të shohim si do shkojnë gjërat’, përfundoi Faruk Statovci, i cili në Maqedoni ka luajtur edhe për skuadrat Kumanovare, Milano dhe Bashkimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *