Home / Lajme / Maqedoni / Një vit nga vrasja e Harun Aliut

Një vit nga vrasja e Harun Aliut

13 maj-Miku i Aliut, profesori Universitar Jeton Shasivari, duke folur për veprën e të ndjerit theksoi se po shënohet ndarja fizike të Harun Aliut dhe shokëve të tij, sepse ai do mbetet shumë gjatë në kujtesën e shqiptarëve

Në Teatrin Kombëtar në Shkup, të enjten në mbrëmje u mbajt Akademia përkujtimore për njëvjetorin e rënies së Harun Aliut-Komandant Kushtrimit, Shaban Zenunit, Zhafer Shalës dhe Qemal Fejzullahut. Miku i Aliut, profesori Universitar Jeton Shasivari, duke folur për veprën e të ndjerit theksoi se po shënohet ndarja fizike të Harun Aliut dhe shokëve të tij, sepse ai do mbetet shumë gjatë në kujtesën e shqiptarëve. “Harun Aliu ishte truri apo organizatori kryesor i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Një nga personalitetet më të shquara të kauzës sonë kombëtare. Dallimi midis politikanit dhe liderit qëndron në atë se, politikani ka për qëllim interesa individuale apo grupore, ndërsa lideri ka për qëllim kauzën e përgjithshme kombëtare. Harun Aliu çdo herë para vetes kishte kauzën kombëtare e jo interesin”, është shprehur Shasivari. Komandant Kushtrimi dhe tre bashkëveprimtarët e tij u vranë më 12 maj të vitit të kaluar në një prit të organizuar nga forcat speciale maqedonase në dalje të Radushës. Komandant Kushtrimi një vit më herët u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën për organizimin e vrasjes së një pjesëtari të njësitit special “Tigrat” në afërsi të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *