Home / Lajme / Maqedoni / Osmani:Jetojmë pas asnjë perspektivë

Osmani:Jetojmë pas asnjë perspektivë

25 maj-Duke biseduar për qëllimet e partisë, Osmani theksoi se ka ekip i cili do të sigurojë një numër të mjaftueshëm të deputetëve, për siç tha, kthim të krenarisë të shqiptarëve. Pas këtyre zgjedhjeve partitë politike maqedonase do të kenë përfaqësues të vërtetë shqiptar, të cilët dinë se çfarë dëshirojnë, e jo shërbëtor siç ka deri më tani. Edhe për këtë ata të cilët deri më tani na përfaqësuan do t’i dërgojmë në politikë të harruar, tha lideri i RDK-së.

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore Rufi Osmani, të martën e prezantoi programin zgjedhor në Pirok.
“Unë jam i vetëdijshëm se jetojmë në një kohë të krizës ekonomike pas asnjë perspektivë dhe se jemi vendi i fundit i Ballkanit pothuajse të gjitha sferat. Të vetëdijshëm jemi se për t’u ndryshuar një gjë e tillë nevojitet shumë punë, e ne i kemi personat e vërtetë”, tha Osmani.

Ai thotë se angazhohet për zhbllokim të euro-integrimeve që të pengohet vendi të mbetet në fundin e Ballkanit sipas investimeve. Pas zgjedhjeve, shtoi ai, partia e tij do të fokusohet në dy kërkesa – të unifikohet faktori shqiptar në vend dhe të ndërpritet procesi i aktivizimit dhe shpenzimi joproduktiv për projektin Shkupi 2014, si dhe detyrimi tejet i madh i vendit.
RDK të martën tubim mbajti edhe në Çajle. “RDK-ja është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë e reja pas mbarimit të këtyre zgjedhjeve dhe të hapë perspektiva të reja për të gjithë dhe të dalim nga ky qorrsokak në të cilën na futi qeveria aktuale”, tha Osmani dhe e kërkoi mbështetjen e banorëve të Çajles.

Duke biseduar për qëllimet e partisë, Osmani theksoi se ka ekip i cili do të sigurojë një numër të mjaftueshëm të deputetëve, për siç tha, kthim të krenarisë të shqiptarëve. Pas këtyre zgjedhjeve partitë politike maqedonase do të kenë përfaqësues të vërtetë shqiptar, të cilët dinë se çfarë dëshirojnë, e jo shërbëtor siç ka deri më tani. Edhe për këtë ata të cilët deri më tani na përfaqësuan do t’i dërgojmë në politikë të harruar, tha lideri i RDK-së.

Krahas Osmanit, fjalim mbajtën edhe kandidatë tjerë për deputetë. Ndryshe RDK pati takime me qytetar dhe tubime edhe në Pallçishtë, Bogovinë dhe Kamjan.

Ndërkohë, RDK të mërkurën ka reaguar ndaj siç thonë kërcënimeve, diferencimeve dhe shantazheve që i bëhen kësaj partie në Kumanovë dhe Tetovë nga oponentët politik.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *