Home / Lajme / Maqedoni / Osmani:Unik pas zgjedhjeve

Osmani:Unik pas zgjedhjeve

Tetovë, 26 maj – “Vetëm me veprim të përbashkët të deputetëve shqiptarë mund ta faktorizojmë përfaqësimin politik të shqiptarëve. Vetëm nëse jemi faktor politik në parlament dhe qeveri mund të parandalojmë të shpenzohen mjete vetëm për maqedonasit”, shtoi Osmani. Lideri i RDK-së e kërkoi besimin e banorëve të Reçicës së Vogël që më 5 qershor ta japin votën për ta.

Kryetari i Rilindjes Demokratike kombëtare dhe bartës i listës për deputetë në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Rufi Osmani të mërkurën mbajti miting në Reçicë të Vogël.
“Paraqitja e partisë tonë dha kontribut të madh për zhvillimin politik të shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë shoqëruar me incidente dhe shpresojmë se atmosferë e njëjtë do të jetë edhe në ditën e votimit dhe në shpalljen e rezultateve zgjedhore. Listat tona për kandidatë në të cilat ka profesorë, biznismenë dhe njerëz me integritet moral i shtyu edhe partitë e tjera t’i përmirësojnë listat zgjedhore dhe ta ngrisin kualitetin e njerëzve”, tha Osmani.
Ai kërkoi pas 5 qershorit deputetët e të gjitha partive shqiptare të cilat në zgjedhje shkojnë si konkurrentë të veprojnë së bashku.
“Vetëm me veprim të përbashkët të deputetëve shqiptarë mund ta faktorizojmë përfaqësimin politik të shqiptarëve. Vetëm nëse jemi faktor politik në parlament dhe qeveri mund të parandalojmë të shpenzohen mjete vetëm për maqedonasit”, shtoi Osmani. Lideri i RDK-së e kërkoi besimin e banorëve të Reçicës së Vogël që më 5 qershor ta japin votën për ta.
Në mitingun në Reçicë të Vogël folën edhe kandidatët për deputetë Izet Zeqiri, Florie Miftari, Sanie Berisha dhe Jusuf Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *