Home / Lajme / Maqedoni / Pa flamuj partiak në zgjedhje

Pa flamuj partiak në zgjedhje

15 maj-Prandaj, BDI nuk do ndërmarrë aktivitete të tilla dhe fton edhe partitë e tjera që të marrin qëndrim të njëjtë dhe ta respektojnë atë”, tha Abdylaqim Ademi, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.
Ndërkohë jo zyrtarisht mësojmë se BDI-ja rreth kësaj iniciative ka marrë mbështetjen edhe të dy subjekteve të tjera politike shqiptare, PDSH-së dhe RDK-së.

Prej sonte në mesnatë fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike dhe pjesëmarrësve të tjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 5 qershor. Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, gjatë 20 ditëve të ardhshme do të mund të prezantojnë programet e tyre para elektoratit dhe të arsyetojnë përse e kërkojnë besimin e qytetarëve.
Fushata do të zgjasë deri më 3 qershor në orën 24:00. Dita para votimit është heshtje zgjedhore. Qytetarët do të mund të zgjedhin mes 18 lista deputetësh që ka vërtetuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Zgjedhjet do të realizohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore në territorin e Maqedonisë, dhe sipas sistemit maxhoritar në tre njësitë e tjera për qytetarët që jetojnë jashtë shtetit.
Të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 835 mijë qytetarë të regjistruar në regjistrin zgjedhor.
Zgjedhjet duhet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike, dhe në këtë drejtim subjektet politike që garojnë, duhet të japin kontributin e tyre maksimal në arritjen e këtij qëllimi.
Në këtë drejtim nga BDI-ja e Ahmetit shprehen se do të angazhohen me të gjitha kapacitetet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Në këtë vij, kjo parti ka hequr dorë nga vendosja e flamujve partiak nëpër shtyllat publike, pasi sipas shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së Abdilaqim Ademi, pikërisht një mënyrë e tillë propagandistike zgjedhore ka qenë mollë sherri mes garuesve në zgjedhje.
“Dëshirojmë të informojmë opinionin se BDI ka marrë vendim që të heqë dorë nga vendosja e flamujve partiak në shtyllat publike gjatë kësaj fushate zgjedhore. Këtë vendim e morëm duke u nisur nga eksperienca e deritanishme, jo vetëm tek ne por edhe në vende të tjera, e cila dëshmon se ajo është një nga aktivitetet të cilat shumë shpesh rezultojnë me incidente mes aktivistësh të partive të ndryshme, pra vendosja e flamujve partiak në vende publike ose nëpër shtylla publike. Prandaj, BDI nuk do ndërmarrë aktivitete të tilla dhe fton edhe partitë e tjera që të marrin qëndrim të njëjtë dhe ta respektojnë atë”, tha Abdylaqim Ademi, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.
Ndërkohë jo zyrtarisht mësojmë se BDI-ja rreth kësaj iniciative ka marrë mbështetjen edhe të dy subjekteve të tjera politike shqiptare, PDSH-së dhe RDK-së. Sipas paralajmërimeve të deritanishme, zgjedhjet do t’i vëzhgojnë 332 përfaqësues të OSBE-së dhe ODIHIR-it dhe 3500 vëzhgues të Lëvizjes Qytetare MOST.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *