Home / Lajme / Maqedoni / Padi kundërvajtjeje për disa media

Padi kundërvajtjeje për disa media

9 maj-Ndërkohë zëdhënësi i KRD-së, Borçe Manevski thotë se institucioni i tij sistematikisht po monitoron mediat dhe do të reagojë nëse nuk respektohen rregulloret e tyre.

Një Televizion Kombëtar në gjuhën maqedonase, dhe një satelitor në gjuhën shqipe mësohet se kanë shkelur dy rregulloret e Këshillit për Radiodifuzion, me të cilat rregullohen aktivitetet e mediave prej ditës së shpërndarjes së parlamentit e deri në ditën e zgjedhjeve. Sipas informacioneve brenda KRD-së mësohet se për këto dy televizione do të ngrihen padi kundërvajtjeje. Ndërkohë zëdhënësi i KRD-së, Borçe Manevski thotë se institucioni i tij sistematikisht po monitoron mediat dhe do të reagojë nëse nuk respektohen rregulloret e tyre.

“Nga ajo që deri tani, ne si institucion kemi realizuar në parim, rregullat po respektohen, shumë më tepër krahasuar me periudhën kur rregulloret tona nuk ishin të plotfuqishme. Ka disa shkelje të vogla, por nëse KRD-ja konstaton shkelje do të marrë masa adekuate. Anëtarët e KRD-së janë gjithnjë në koordinim dhe kolegët në shërbimet e posaçme që kryejnë monitorimin dhe rregullisht po analizojnë programet e mediave, kështu që përderisa do të paraqiten shkelje të rregulloreve menjëherë do të reagojmë”, tha Borçe Manevski, zëdhënës i KRD-së.

Gjobat për shkeljen e rregulloreve të KRD-së kapin vlerën prej 300 deri në 5 mijë euro, varësisht prej shkeljeve që do të konstatohen. KRD-ja gjithashtu u bëri thirrje të gjitha mediave në vend, që punën e tyre ta realizojnë në pajtim me rregulloret e reja. Nëse gjatë monitorimit konstatohen shkelje, Këshilli për Radiodifuzion menjëherë do të ngrejë padi kundërvajtjeje. Dy rregulloret e reja të KRD-së u publikuan në Gazetën Zyrtare më 27 Prill dhe zyrtarisht u bënë të plotfuqishme me 28 Prill.Shqiptimet e denimeve te shtunen i ka konfirmuar per Televizionin Koha edhe nenkryetari i KRD-se Milaim fetahu.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *