Home / Lajme / Maqedoni / Partitë i matin forcat edhe virtualisht

Partitë i matin forcat edhe virtualisht

22 maj-Në funksion të fushatës janë përfshirë të gjitha partitë, degët e tyre e të tjerë, të cilët e kanë “zhvendosur” fushatën edhe në faqet e rrjetit Facebook. Por çfarë tregojnë sondazhet dhe numri i fansave në to? Përmes këtyre informacioneve publike mund të konstatohet se dy subjektet kryesore politike garojnë me numër gati të njëjtë fansash, qoftë për liderët, apo edhe për vetë subjektet

“Poshtë tradhtarët e kombit!!!”, “A nuk koka rxu bina a?? “hehehe cataj te ki flamuri kom kon unë”, “Jashaaaa ali baba jashaaaaaaaaaaa e ke kall krejt”, “o ti majtim kejt si erdhën pi mali cashtau të hikin ishalla”… Këto janë vetëm disa pasazhe të ekzaltuara, të huazuara nga hapësirat e rrjeteve sociale të komunikimit që subjektet politike, liderët dhe kandidatët për në zgjedhjet elektorale, kanë rezervuar për vete.

Në funksion të fushatës janë përfshirë të gjithë partitë, degët e tyre e të tjerë, të cilët e kanë “zhvendosur” fushatën edhe në faqet e rrjetit Facebook. Në faqet e këtyre partive mund të gjesh informacione të ndryshme që lidhen me pasqyrimin e aktiviteteve, lajmërimeve të ndryshme, foto nga tubime me elektoratin, reagime e të tjera. Por, çfarë tregojnë sondazhet dhe numri i fansave në to? Përmes këtyre informacioneve publike, mund të konstatohet se dy subjektet kryesore politike garojnë me numër gati të njëjtë fansash, qoftë për liderët, apo edhe për vetë subjektet. Por sipas Shtabeve zgjedhore të partive, këta të fundit nuk i marrin shumë seriozisht numrin e fansave, qoftë më të madh, apo më të vogël, ndërsa për ta – fushata është e orientuar drejt terrenit. Është interesante se liderët apo edhe disa kandidatë – kanë një numër gati dyfish më të madh fansash sesa subjekti, të cilit i takojnë.

BDI numëron mbi 2700 fansa, Ali Ahmeti në faqen zyrtare numëron afër 70 fansa, ndërsa në një faqe tjetër numëron gati 6.000 fansa, ndërkohë që më shumë fansa ka edhe kandidati Izet Mexhiti, popullor është edhe Bujar Osmani. Në Shtabin zgjedhor të kësaj partie thonë se shfrytëzojnë këto forma komunikimi për të qenë sa më afër elektoratit. “Por, fushata jonë është e orientuar në terren, aty ku edhe shpalosim programin tanë dhe kontaktojmë drejtpërsëdrejti me njerëzit”, thonë në shtabin e BDI. PDSH e ka pak më seriozisht me Facebookun. Ata pohojnë se kanë një numër të madh fansash, ndërsa edhe sondazhet që kryhen – janë në favor të këtij subjekti politik. “Sipas një sondazhi, ne kemi mbi 12 mijë persona që na mbështesin, numër ky më i madh sesa BDI”, thonë në PDSH.

Faqja e liderit Mehduh Thaçi numëron mbi 6.000 fansa, partia e tij afër 1600, ndërsa RDSH (Rinia Demokratike Shqiptare) mbi 5400, e kështu me radhë. Subjekti më i ri, Rilindja Demokratike Kombëtare e përdor këtë hapësirë komunikimi, pa sforcime dhe imponime. “Nuk angazhohemi që të rrisim numrin e fansave, s’kemi të angazhuar njerëz që merren me këtë gjë. Ne ia kemi lënë spontanitetit dhe numrave të vërtetë, jo atyre të detyruar”, thonë në partinë e Rufi Osmanit. Ky i fundit numëron mbi 2600 fansa. Por, çfarë thonë komunikologët? Sipas tyre, kjo mënyrë komunikimi përveç se një forme më ndryshe, që është shndërruar në shumë popullore. Ka anët e saj negative, izolimin e njerëzve dhe humbjen e sensit për realitetin. Komunikologia Vesna Shopar pohon se kemi të bëjmë me një praktik tashmë normale të të bërit fushatë, që shfrytëzohet kudo në botë. “Nuk më çudit fakti që kjo formë e re e komunikimit është prezent edhe te ne. Një tjetër aspekt është niveli në të cilin zhvillohet ky komunikim dhe kjo do të mbetet gjithnjë një çështje e hapur”, thotë Shopar. Forma virtuale e komunikimit, për Shopar është një izolim dhe pasivizim total i personit, duke bërë që kjo marrëdhënie e krijuar të jetë sa e afërt, po aq edhe e largët, por edhe e rrezikshme, sidomos në rastet e keqpërdorimit me të. “Mund të ndodhë për shembull që kjo formë komunikimi të lidhë sociologët femra nga e gjithë bota, por kjo mënyrë më shumë sesa bashkuese, është ndarëse dhe ka efekte negative”, vëren Shopar. Partitë i matin forcat edhe virtualisht

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *