Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI po shkel ligjet me fushatën në Strugë

PDSH: BDI po shkel ligjet me fushatën në Strugë

26 maj-“Njoftojmë opinionin publik për fushatën e kërcënimeve dhe të shantazheve që ka filluar subjekti politik BDI. Cak i këtyre janë punonjësit e arsimit, administrata e Komunës, punonjësit e shëndetësisë dhe gjithë elektoratit shqiptar në Strugë, duke mos kursyer as reketimin ndaj drejtorëve të shkollave dhe të institucioneve të tjera publike me gjoba deri 500 euro, për financim të fushatës elektorale të BDI-së”, ka deklaruar në konferencën e shtypit zëdhënësja e Degës së PDSH-se në Struge, Nertila Arsllani.

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë të enjten ka drejtuar ankesa, për siç thonë, gjëmat e BDI-së dhe të kryetarit të Komunës Ramiz Merko.
“Njoftojmë opinionin publik për fushatën e kërcënimeve dhe të shantazheve që ka filluar subjekti politik BDI. Cak i këtyre janë punonjësit e arsimit, administrata e Komunës, punonjësit e shëndetësisë dhe gjithë elektoratit shqiptar në Strugë, duke mos kursyer as reketimin ndaj drejtorëve të shkollave dhe të institucioneve të tjera publike me gjoba deri 500 euro, për financim të fushatës elektorale të BDI-së”, ka deklaruar në konferencën e shtypit zëdhënësja e Degës së PDSH-se në Struge, Nertila Arsllani. Ajo më tej ka thënë se “nga frika e dështimit në zgjedhjet parlamentare, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në të njëjtën kohë edhe shef i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Strugë, vendos të keqpërdor edhe maturantët edhe hotelin ‘Drin’ të Strugës, duke organizuar ‘Koktejin e famshëm me maturantë’ dhe duke mos e paguar të njëjtën”. “Përveç tij, pjesëmarrës në koktej dhe bashkëideator është edhe ish-deputeti i BDI-së dhe sekretar i Shtabit zgjedhor Tahir Hani së bashku me bartësin e listës për deputet nga radhët e BDI-së për zonën 5, Arben Labënishti. Të tre këta autorë, në kundërshtim me ligjin për zgjedhje, përdorin dhe keqpërdorin të miturit për marketing politik. Fakti që ato janë maturantë nuk do të thotë se kanë moshë mbi 18 vjet.”, pyeti zëdhënësja.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *